-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Poezia “Lexo” nga Dorina Behari

Më të lexuarat

Lexo!
Lexo! Lexo me emrin e Zotit tënd
udhëzimin më të mirë në jetë.
Dhe kurrë mos e shko nëpër mënd,
të mos e quash të vërtetë.

Lexo rob, pas kësaj bote i harruar!
Fjalën e Zotit tënd lexo!
Se shpirt e zemër ka për tu ndriçuar
dhe sipas Tij të jetosh, mëso!

I Madhërishmi na lajmëroi
me të shenjtin Kur’an.
E mjerë për atë, që s’dëgjoi
Fjalën, që zemrat i shëron.

Lexo o i padituri iluzionar,
Librin më të bukur, që duhet të lexosh!
Jetën tënde në fije peri mos e var.
Fundi i saj do të vi kur s’do e kuptosh

Lexo dhe mëso kuptimin më me vlerë!
Nën dritën e Kur’anit zemrën ndriço!
Me të jeton i qetë …jeton dhe me nder
dhe tjetër udhëzues për veten mos kërko!

Kur shpirti, o rob i Zotit, të jetë thyer,
ti kthehu me zemër të penduar!
Se zemra jote është më e vyer,
kur Librin e Lartë e ka zbatuar.

(Dorina Behari)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit