-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

“Po vdes nga kanceri, ishte udhëtimi im i fundit”, letra e dhimbshme e turistit që ia vodhën kuletën

Më të lexuarat

Një turist amerikan, i sëmurë me kancer, u bë viktimë një vjedhjeje gjatë një udhëtimi që me gjasë ka për të qenë i fundit për të
Pas kësaj eksperience të hidhur që kaloi teksa udhëtonte me të shoqen, amerikani Michael Veley ka publikuar një letër të dhimbshme.

Ai ishte në Venecia, ku i vodhën çantën me paratë, kartat e kreditit dhe çdo gjë tjetër.
Si formën e vetme të reagimit ai shkroi një letër prekëse dhe e dërgoi në polici me shpresën që fjalët e tij do i binin në vesh edhe hajdutit.

Letra e plotë:

E di që ndoshta nuk do ta lexosh kurrë këtë letër dhe as që do të bëhet vonë. Arritëm në qytetin tënd të bukur në datën 14 në orën 14:00. Në vaporeton numër 1 u bëra viktima jote e radhës. Ky është udhëtimi im i fundit me gruan time. Po vdes nga kanceri. Më le pa para, pa kartë krediti. Imagjino vetëm per nje moment se çfarë i ke shkaktuar viktimës tënde. Jam lutur për të të falur, deri sa ti të largohesh nga ky mëkat që lëndon kaq shumë njerëz të pafajshëm. Të fal!”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit