-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Po lexonte Kuran në metronë e Londrës, pasagjeri mysliman kritikohet nga udhëtari përballë tij

Më të lexuarat

Ky është momenti tronditës kur një pasagjer nisi t’i bërtiste një pasagjeri mysliman teksa ky i fundit lexonte Kuranin në metronë e Londrës.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e kapura pranë stacionit Monument në qendër të Londrës tregojnë se si burri i mllefosur i thotë pasagjerit mysliman se nuk ka ‘respekt për njerëzit e tjerë’, derisa reciton në heshtje librin e shenjtë islamik.

E gjithë ngjarja thuhet se kishte ndodhur më 27 nëntor.

Derisa pasagjeri mysliman vazhdon të lexojë Kuranin, udhëtari vazhdon duke i thënë atij se ‘ky është një vend i krishterë’ dhe se duhet ‘të sillet në zakonet tona dhe në mënyrën se si i bëjmë gjërat’.

Ai madje i tha se duhet ta pyeste paraprakisht atë nëse duhej të lexonte Kuran, derisa personi që po lexonte librin e shenjtë tha se nuk kishte nevojë për lejen e tij.

“Të duhet leja ime për të pushtuar privatësinë time në hapësirën time”, tha ai i mllefosur.

“Ti je atje dhe unë jam këtu”, ia ktheu pasagjeri mysliman. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit