2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Po bënte selfie me të ftuarit, Silvio Berlusconi humb baraspeshimin dhe rrëzohet në kongresin e organizuar në Zagreb – dërgohet me urgjencë në një spital në Milano

Më të lexuarat

Ish-kryeministri italian Silvio Berluksoni, tani 83-vjeq dhe njëherit pronar i “FinInvest”, është dërguar te enjten me urgjencë me aeroplan në Milano, pasi u rrëzua dhe lëndua gjatë kongresit të PPE-së të mbajtur në Zagreb të Kroacisë.

Ai menjëherë është shtrirë në klinikën spitalore Madonina, ku është bërë e ditur se e ka thyer një kockë duke mos specifikuar se për cilën kockë të gjymtyrëve të trupit bëhet fjalë.

Berlusconi kishte pritur zgjedhjen e Antonio Tajanit si nënkryetar i Partisë Popullore Evropiane, dhe më pas ishte relaksuar paksa me të pranishmit që ishin shumë të etur të bëjnë fotografi me të, dhe kështu një moment kishte humbur baraspeshimin dhe si rezultat i kësaj ishte rrëzuar në tokë.

Berlusconi në Zagreb po merrte pjesë në kongresin e Partisë Popullore Evropiane, nga ku paralajmëroi për rrezikun e komunizmit që po vjen nga Kina dhe po zgjerohet nëpër Evropë. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit