-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Plovdivi, Granada e Lindjes

Më të lexuarat

Nga: Abdal Hakim Murad

Plovdivi, Granada e Lindjes

Kur udhëtari turk Evlija Çelebi kaloi përmes qytetit të Plovdivit në Ballkan në vitin 1650, urdhëroi daljen jashtë  të gjithë shtypin entuziast  osman për të përshkruar këtë ‘qytet të madh”. Ai numëroi  53 xhami, 70 shkolla Kurani, 9 medrese, 7 kolegje për recitimin e përparuar të Kuranit, 8 hamame, si dhe 11 teqe sufiste. Nga lagjet e qytetit, 33 ishin myslimane, 5 ishin të krishtera dhe një ishte hebreike.  Nëntë karvane të pallatit i shërbyen tregëtisë së bollshme që sundimi mysliman kishte sjellë në qytet; që në të vërtetë ai ofronte një pamje të begatisë islame, ku një qytet dikur i parëndësishëm kishte lulëzuar nën patronazhin e Sulltanit si dhe sitemit ekonomik islam.
Sot, është e vështirë për të nxjerrë në pah edhe përshkrimet e kësaj të kaluare madhështore myslimane. E sulmuar nga Rusia në vitin 1878, e prerë nga Turqia dhe e dhuruar për shtetin e ri të Bullgarisë, shumica e popullsive myslimanëve dhe hebraike të tij u larguan në atë çka do të mbetej si truajt osmanë. Masakrat e tmerrshme morën jetën e mijërave, ndërsa shumë refugjatë që mbërritën në Stamboll, bartën shenjat e torturës dhe gjymtimit, apo mbajtën me vete rrëfenjat pikëlluese të masakrave të familjeve të tyre. Popullsia ra nga 125 000 banorë në më pak se 30 000. Sot, historia e Plovdivit, apo ashtu siç e quanin dikur osmanët atë si Filibe, ngjall një tronditje madje edhe në kokën e turqve më laik.
Afrimi ndaj qytetit modern ka të bëjë pak në largimin e këtij imazhi të mjerë. Për milje pas milje, ngrehinat e fabrikave të epokës komuniste të cilat u shpërbënë së bashku me ideologjinë që i krijoi ato, kryesojnë sipërfaqet e zhveshura të bulevardit të Leningradit dhe rrugës Industriale. Burrat të ulur galiç në hije, tymosin duhan dhe vështrojnë trafikun që vërshon para tyre. Papunësia në pjesë të Bullgarisë qëndron në më shumë se 50%, madje dhe në vende ku shumë burra të rinj janë larguar për të punuar jashtë vendit. Shkencëtarët e Bashkimit Evropian po përpiqen për tu marrë me ndotjen e tokës dhe ujit të lënë trashëgimi nga neglizhenca komuniste. Krimi është përhapur, me banda të stilit mafjoz që veprojnë pa u ndëshkuar, dhe me  një elitë e re sipërmarrësish të dyshimtë ndërtojnë vila me ngjyra të ndezura në anën veriore të qytetit. Përvetësimet e stilit të rindërtimit perëndimor kanë zëvendësuar banesat shumëkatëshe të epokës së Stalinit përreth Novotelit të ri si dhe në pika të tjera referimi, po megjithatë fukarallëku i zymtë mbetet një normë.
Në disa vende, koka e vdekur e komunizmit ra më shpejt sesa ajo në Bullgari. Nën sundimin 35 vjeçar të Teodor Zhivkovit, prindërit fëmijët e së cilëve refuzonin mishin e derrit në shkollë u përballën me burgim ose më keq. Besimi në Zot u konsiderua si një formë e një sëmundje mendore. Vetëm anëtarët e Partrisë Komuniste mund të shpresonin për një karrierë profesionale, dhe anëtarësimi ishte i kufizuar vetëm për ateistët. Të krishterët, natyrisht, u përballën me pengesa të shumta, por një Islamofobi afatgjatë dhe më e thellë se komunizmi bënë të mundur që të ishte pakisa myslimane ajo që ta ndjente më rëndë zgjedhën sekulariste. Gjatë viteve të Zhivkovit, shumica e xhamive të mbetura të vendit u mbyllën ose u shkatërruan. Të folurit turqisht në publik shkaktonte një gjobë të drejtpërdrejtë. Të gjitha emrat myslimanë u detyruan forcërisht të shkëmbeheshin me forcë me ato të krishterë, kurse synetlliku i djemve u quajt krim.  Mbi një mijë protestues myslimanë vdiqën teksa u përpoqën ti rezistonin kësaj fshirjeje të identitetit të tyre, dhe shumë prej tyre u kalbën nga kushtet e vështira të punës në kampet e punës së detyruar së Zhivkovit.
Në fund, regjimi bullgar nuk provoi më shumë guxim sesa dominotë e tjera të Paktit të Varshavës që u rrëzuan në prag të ‘perestrojkës’ (reformimi) së Gorbaçovit. Lutjet e besimtarëve të përvuajtur u përgjigjën në mënyrë dramatike kur Zhivkovi u detyrua të largohej nga detyra në vitin 1989. Megjithatë plagët e Inkuzicionit bullgar janë ende kudo për tu parë.
Një vëzhgim efektiv, apo i kthjellët duke u ulur në majën e kodrës Bunarkik të Plovdivit nënkupton një shikim të dëmeve . Ashtu  si Stambolli, qyteti është i ndërtuar mbi shtatë kodra, (Taksim, Nebeti, Janbazi, Sahati, Jendemi, Bunarkiku dhe Markova). Gjatë kohëve osmane disa nga këto ishin vende të çlodhjes publike, dhe pikniqet e Bajramit në Bunarkik ishin veçanërisht popullore. Nga maja, mbi rrafsh dhe pemët e gështenjave çdokush mund të shijojë një pamje panoramike të qytetit, i cili shtrihet përtej lumit të madh të Meritkut, në të cilin ura e ndërtuar nga osmanët ndihmoi shumë në shpejtimin e begatisë së qytetit. Ndërtesat e shekullit të XIX janë të shquara në qendër të qytetit, dhe përreth tyre qëndrojnë blloqet e apartamenteve të stilit sovjetik. Megjithatë ende është e pamundur të dallosh qytetin mysliman. Nga ish pylli i minareve, duket se askush nuk ka mbijetuar.
Për të gjurmuar shenjat e jetës myslimane, është e nevojshme për të ecur poshtë lumit. Këtu nuk gjen asnjë shenjë të mullinjve kërcitës së ujit osman, të cilat dikut shtriheshin në Meritk,  dhe as nga shtëpitë piktoreske me qepena, të harkuara mbi ujëra, të cilat  admironin udhëtarët Viktorianë. Pjesa e përparme e lumit është braktisur, dhe potencialet e saj janë injoruar. Ende pas një milje ecje përgjatë Meterkut, në një sheg të mbuluar me bar dhe të infektuara me minj, shfaqet një mrekulli. Xhamia Imaret, e cila daton qysh prej vitit 1444, dhe që ka arritur deri diku të mbijetojë së bashku me varrin e themeluesit të saj, Shihabedin Pasha. Xhamia është një xhevahir, dhe shërbën si shembull për shkollën e ndërtimit osman në Bursa. Ndryshe nga shumë xhami në Bullgari, ajo i ruan minaret e saj, të cilat janë të zbukuruara me një formë të bukur spirale të vendosur nëpër tulla. Nuk ka asnjë gjurmë të ndërtesës bamirëse që i dha strukturës emrin e saj ( një imaret është një kuzhinë e supës publike, ku të vërfër nga të gjitha fetë mund të vijnë për një vakt falas me shpenzime të myslimanëve). Mesa duket, ajo qëndronte mes xhamisë dhe lumit. Medreseja e Pashait, Kara Shahini, ishte gjithashtu afër . Këtu fokusi ishte në fushën e hadithit: një ndër drejtuesit më të shquar të kolegjit ishte i madhi Muhadith Çelik Jahja Efendiu (vdiq më 1567), dhe që më vonë dha mësim në Darul Hadith në Edirne, përpara se të bëhej krye kadiu i Bagdadit.
Aty afër është hamami i ndërtuar nga i njëjti pasha. Ku vetëm një nga dy të tilla duket se ka mbijetuar në qytet, dhe ku tani është një galeri arti, duke strehuar instalime të koncepteve artistike të cilësive të ndryshme. Dhomat e modeluara janë të mbushura me shpirt të cilin turqit e quajnë ‘hüzün’ apo një ndjenjë të humbjes dhe melankolisë. Mbetet e vështirë për të krijuar skenën ashtu siç ajo mund të ketë qenë njëqind e tridhjetë vite më parë: divane të buta, orendi, aromën e duhanit Ballkanik, pikniqe hamami për zonjat e papuna si dhe vizitorë hebrenj Safardikë. Tashmë asgjë tjetër nuk mbetet përveç  pluhurit dhe cipave të bojës, një jetë e gjallë e së gjallës është zhdukur, për tu zënvendësuar nga jehona dhe një ndjenjë e vdekshmërisë.Plovdivi mysliman këtu ndihet aq i largët dhe i parigjenerueshëm si Egjipti i Lashtë.
Dikush mund të tentojë për ti shpëtuar trishtimit (hüzün) duke vizituar për ndonjë drekë restorantin italian Da Lino. Megjithatë, këtu vizitorin mysliman e shtyp një tragjedi tjetër. Dukë uzurpuar një vend kryesor në Bulevardin 6 shtatori, Da Lino ishte deri para 25 vitesh një  ndër vendet më të dashura për qytetin Xamia Tashk. Myftiu i Plovdivit, Hasan Aliu, na rikujton se si ai u rrethua nga komunistët në vitin 1983. Varrezat u thyen dhe minareja u rrëzua përdhe. Shumë pak u bë për ndërtesën deri në rënien e komunizmit, kur mes proçeseve të zakonshme kaotike të privatizimit të nxituar, ajo u kthyen në pronësi private. Gjashtë vite më parë, Da Lino hapi dyert e tij, ndaj ankthit të popullsisë myslimane. Dhe si për të shtuar një fyerje të qëllimshmë ndaj dëmit, restoranti është i dekoruar nga afreske sinqerisht të pahijshme, ndoshta nga skenat e Bokaços. Femra nudo duke ngarë gomerët përreth tavanit të xhamisë, dhe burra të dehur deri në pikën e të vjellurit në drekë, ndërsa rebelimet e ahengut duken në progres e sipër. Mbi mihrab një zot romak valëvit sfurkun e tij tredhëmbësh. Në të majtë, aty  ku duhej të ishte karrigia dhe rafti për Kuranin, qëndron një vitrinë e qelqtë me proshutë nga Parma si dhe një bufe vere.
Të krishterët në Plovdik duket se nuk janë të shqetësuar nga Da Lino. Por skajshmëritë e provokimeve nuk kanë kaluar pa u lajmëruar ndërkombëtarisht. Në një vizit të fundit në Bullgari, kryeministri i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan dukej se po i referohej asaj kur listoi një listë të kishave historike bullgare në Turqi, si shën Gjergji në Edirne, për të cilën qeveria e tij ka paguar për tu restauruar.Do të ishte një gjest i shkëlqyer i reciprocitetit, shtoi ai, nësë Bullgaria do të merrte në konsideratë mbështetjen për rikthimin në adhurimin nga myslimanët të disave nga xhamitë e shquara historike. Komentete e tij u pritën me dyshime nga shtypi bullgar, dhe qysh atëherë qeveria dhe bashkitë ende duken se do të vazhdojnë me politikat e tyre të lashta islamofobike. Ndoshta ato u frikësohen hapjes së shluzës? Nëse Da Lino rihapet si xhami, atëherë çfarë do të ndodhe më xhaminë fqinje të Shukurit, e liçensuar gjithashtu si restorant? Çfarë do të ndodhe me ndërtesat e ndërtuara në vendqëndrimet e xhamisë së Kadi Sejfullah, xhamisë Jesiloglu, xhamia Anber Kadi apo medresesë Karagoz Pasha? Plotësisht e ndërgjegjshme se shumica e qyteteve ishin dikur më parë myslimane, qeveria bullgare është ndoshta ngurruese për vendosjen e një precedenti.
Pra teksa dikush paguan faturën tek Da Lino, dhe falenderon çiftin përzemërsisht të sjellshëm që e drejton atë, duke e vendosur në kërkim të diçkaje më pak të dëshpëruar. Është mirë për të mos ndaluar në vendndodhjen e Mevlevihaneve, lozhës së Dervishëve shëtitës, e ndërtuar fillimisht nga refugjatët myslimanë nga Hungaria ë fund të shekullit të XVII, si dhe restauruar me dashuri në në vitin 1849. Ajo është zhdukur pa lënë gjurmë, së bashku me varret dhe librarinë e saj. Rruga, në të cilën në shekullin e XIX botoheshin disa nga dyzet gazetat dhe revistat turke të Plovdivit, ofron një perspektivë  jo pak të mjeruar dhe të panjohur. Më ndryshe është zona e vjetër pranë Hisar Kapi, e cila në fakt rezulton të jetë një ansambël i shkëlqyer i shtëpive osmane. Të shëtitësh në këto rrugica të ngushta, që të kujtojnë fuqimisht zonën Albaistike në Granada, të bën të sjellësh në mëndje rehatinë dhe begatinë që të krishterët bullgarë kishin mundur të arrinin nën  udhëheqjen eSulltanëve. Të krishterët e Plovdivit kontrolluan një rrjet tregëtie që përfshinte postat në Dakën dhe Xhakartën e largët. Pasi u hoq nga sundimi turk, kërcënimi i një kryqëzate anti ortodokse nga Papa, këtu lulëzoi ortodoksia, me kisha dhe manastire të reja jashtë klasifikimit në lidhje me përmasat dhe bukurinë në krahasim me ato që përfaqësonin pëpara periudhës osmane. Si një historian arti Mashiel Kiel komenton: ‘ Nëse sjellim në mendje fatin tragjik të disa prej qytetërimeve më të ndritura të Islame në Evropën mesjetare, si ato në Spanjë dhe Siçili, të shkatërruar me dashje nga një Krishtërim agresiv, ekzistenca e artit të krishterë në Evropën e jug-lindore të kontrolluar nga myslimanët është i pakuptueshëm.’ Megjithatë shënon ai, lulëzimi i kulturës së krishterë nën sundimin osman, u bë i mundur nga tolerance e ulemave.’ Në Perandorinë Osmane përfundon ai, ishte kleri I lartë mysliman qëi ndaloi udhëheqësit të mbi zellshëm. Në Spanjë ishte saktësisht e kundërta.’
Gjenden disa kisha substanciale osmane në zonën e Hisar Kapi, por ende perla e lagjes nuk është as kisha dhe as xhamia, por një shtëpi. Kjo u ndërtua në vitin 1848 për një familje myslimane, Kurumxhioglusët, dhe është me të vërtetë e shkëlqyer: dinjitoze dhe aristokratike, dhe ende e hijshme në mënyrën e të folur të përditshem osman. Në mënyrë tipike, guidat zyrtare e quajnë atë ‘ Një shembull i mirë i arkitekturës barok bullgar’, pavarësisht cilësisë së saj thelbësisht osmane. Ajo strehon tashmë Muzeumin Etnografik, i cili, përkundër dominimit demografik të kulturave të pasura islame në rajon, e menaxhon krejtësisht injorimin e ekzistencës së komuniteteve jo të krishtera.
Shtëpia e fatkeqëve Kurumxhioglus na siguron kështu një tjetër arsye për tu mërzitur, dhe gjithkush nuk bën keq që të eci jashtë dhe me kokën ulur dhe të drejtohet drejt qendrës së qytetit. Këtu ia vlen për të pushuar në vendin e ‘bedestanit’ pazarit të vjetër të mbuluar të shkatërruar në mënyrë të pakuptimtë nga bullgarët, për të folur me Demirin, pronarin e një prej vetëm dy kafeneve hallall. Demiri ishte një njeri i shkëlqyer, një besimtar i vërtetë dhe një dashnor i qytetit, ishte një minierë informacioni në lidhje me situatën aktuale të myslimanëve në rajon. Gjenden 60 mijë turq këtu, plus 30 mijë ciganë (jevgj myslimanë), duke formuar afërsisht 10 % të pollsisë së Plovdivit. Diskriminimi është i përhapur, kjo duket, por Demiri kërkon të kujtojë se sa keq ishte gjithçka nën Zhivkovin, kur Ramazani ishte një sekret i ruajtur ngushtësisht brënda familjes, dhe faljet mund të mbaheshin vetëm nëpër shtëpitë private.
Disa hapa përtej dyqanit të Demirit, dikush mund të shoh mrekullin e madhe të Plovdivit, Xhaminë Hydavendigar. Pavarësisht rrethinave të mjera të saj, kjo është padyshim një ndër ndërtesat e hershme osmane më të rëndësishme. E përfundur në fillim të shekullit të XV, ajo ka kohë që është zhveshur nga anekset e saj,duke përfshirë medresenë e saj, varrezat dhe shatrivanin e abdesit (shadirvan). Muret e jashtme përdoren si vende urinimi nga bullgarët e dehur, dhe në përgjithësi pjesa e jashtme e xhamisë nuk ka asgjë për tu parë. Megjithatë, nga brënda ajo është një histori tjetër.
Xhamia është e trajtuar nga një rrëshkitje e shkallëve të pjerrëta, diçka e pazakontë në këtë qytet të kodrave. Mbërritja në krye, bën që dikush të shoh një shatervan të brëndshëm, duke rikujtuar ujëvarat e mrekullueshme të mermerir të cilat tringëllojnë larg në brendësi të Xhamisë së Madhe të Bursas, ku në fakt disa prej arkitektëve të saj të kenë punuar edhe këtu. Thuhet se kur Sulltan Sulejmani i madhërishëm kaloi përmes qytetit, e siguroi sekretin gjatë diskutimeve  me gjeneralët e tij  duke u ulur mbrapa shatervanit, tingujt e së cilit do ta bënin përgjimin të pamundur. Xhamia ka tre kupola dhe harqe  të mëdha që të çojnë drejt mihrabit, të siguruara nga katër shtylla gjigande qëndrore.  Ashtu si me xhaminë e Bursas, muret janë të pasura me kaligrafi. Pjesa më e madhe e kësaj është bërë nga mjeshtri i kaligrafisë Ulu Arif Mehmed Efendi, dhe daton qysh prej restaurimit nga Sulltan Abdulhamidi në vitin 1785. Pas një tërmeti, një rinovim i mëtejshëm  në vitin 1819 i lejoi ndërtuesit të shtonin zbukurime të tepruara  Baroknë pjesën e poshtme të kubeve. Kudo mund të shihen kaligrafitë e përsosura nga i madhi Sejid Nakshbandi Mustafa Çelebi i Edirnesë, kryesisht në stilin ‘thuluth’. Mbi murin e kiblës, gjendet një lutje e famshme, “O Allah, o ndryshues i viteve dhe gjendjeve: Na e ndrysho gjendjen tone drejt gjendjeve më të mira! Një inspektim i ngushtë zbulon se përkëdheljet e penelit janë në fakt të përbëra nga ajete të vogla Kuranore të shkruara në stilin ‘jali divani’. Një tjetër pjesë monumentale në të djathtë të mihrabit, në shkrimin ‘talik’ është bërë nga kaliografi vendas Ali Hajdar dhe  është përfunduar në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë.
Në këtë xhami, predikuesit e mëdhenj mbanin deri në katër ligjërime për të mbajtur turmat e pafundme. Këtu, për shembull, Molla Khajali komentatori prijës mbi “ Khidr Bey’s Qasida Nuniyya” do të mund të mësonte teologji. Kadi Abdullah Efendiu, hanefiti I madh ka dhënë mësim këtu, kur gjatë motit të hidhur të dimrit, do të mund të mbante mangall qymyri në përfitim të atyre studentëve që nuk ua mbante xhepi të vishnin rroba leshi. Thuhet se Ibn Kemali, më I madhi I teologëve osmanë, u pendua këtu për ish karrierën e tij ushtarake dhe vendosi që tja dedikonte veten e tij studimit, vendim ky që do ta bënte atë një ditë Shejhun e Islamit për të gjithë botën Osmane. Mehmet Izati, predikuesi I cili mund të bëhej edhe vajtues I blerjes së robërve , ka dhënë predikim nga platforma lindore e xhamisë. Kështu bëri edhe Kyr Hasan, kadiu më I dashur për qytetin, I cili themeloi një medrese në Stamboll përpara se të vdiste, I verbër por I mbajtur, në vitin 1580. Poetët e Plovdivit Raunaku dhe Xhefa I thurën vargjet e tyre në xhami, përpara se të shkjonin për të bërë emër për veten e tyre në kryeqytet. Studiuesi I hadithit dhe sufisti Nuredin Maslihudini (vdiq 1573), student më I madh I Bali Efendiut të Sofias, udhëtoi nga këtu në xhaminë Zejrek në Stamboll, ku ai u nderua në masë të madhe nga Shejh al Islam Ebu Sud. Vonë gjatë natës, ai bëri rrugën e tij për në Pallatin Topkapi ku ai këmbënguli në zgjimin e Sulltanit. Sulejmani I Madhërishëm u shfaq në mënyrë të rregullt dhe e pyeti se çfarë e kishte sjellë atë. Nuredini I tha se ai thjesht kishte parë në ëndërr Profetin e Bekuar, I cili I kishte thënë se Sulltani nuk mund të presë ndërmjetësimin tim nëse ai e braktis xhihadin.  Sulltani qaudhe mori ushtrinë e tij për në Hungari, për tiu kundërvëne kërcënimit Habsburg. Ai vdiq atje, për tu konsideruar si një martir.
Imami i fundit i xhamisë, Filibeli Haxhi Tefik Efendi (v.1929) I cili udhëhoqi këtu besimtarët për 40 vjet, emigroi në qytetin ende osman të Mudurnu, ku me qindra u penduan në duart e tij dhe mali ku u varros, në nder të tij mban emrin Kodra e Shejhulimran. Politikani, dramaturgu dhe teologu Filibeli Ahmed Hilmi ishin adhurues këtu teksa ishin fëmijë. Ali Suavi, mbrojtësi i stuhishëm i ligjit Islam, rekrutoi këtu student në mesin e shekullit të XIX.
Mjerisht, ditët kur Hydavendigar ishte një ndër xhamitë më të mëdha të Islamit kanë kaluar me kohë. Sot këtu , vetëm një mijë njerëz marrin pjesë në faljen e xhumave , pavarësisht pafundësisë së ndërtesës. Gjenden dy imamë, njëri prej së cilëve, Nuretini, në të njëzetat e hershme të tij, ka një zë të shkëlqyer, dhe është trajnuar në sistemet ‘maqam’ në  Stambollit. Ai po punon fortë për ti sjellë jetën këtij vendi të shenjtë, por ai thekson se jo gjithkush është i gëzuar për tu falur në një ndërtesë ku të çara të mëdha janë përhapur mbi tavan. Disa nga këta janë disa inç të gjerë, dhe inxhinierët lokalë tundin kokat e tyre.  Pavarësisht fundit të inkuzicionit komunist, e ardhmja e kësaj strukture madhështore nuk është e sigurt.
Nuretini është një vendas nga Filibi dhe intensivisht krenar për qytetin e tij. Ai rikujton dëshirën e pakicës së tij myslimane për të jetuar në paqe dhe respekt me fqinjët e saj të krishterë, përpos vështirësive të cilat i kanë dëmtuar marrëdhëniet në vitet e fundit. Ai është i kënaqur që në vitin 2002 u dha leja për të hapur sërish një medrese në qytet. E vendosur në periferi të Ustinës, kjo tani ka dyzet student, disa prej të cilëve kanë formnuar një grup këndimi i cili është i famshëm anembanë Bullgarisë. Ngadalë, ashtu sikurse ai thekson, vendi po del nga makthi komunist. Një universitet Islamik i përbërë nga dijetarë turq është hapur në Sofje. Ulema bullgar si Ahmed Davutogllu, i cili u detyrua për të punuar si punëtor krahu nën komunistët, po themelojnë fondacione kulturore që u shërbejnë bashkësive të  myslimanëve.  Studiues të cilët janë konvertuar në Islam, si më i shquari Profesor Tzvetan Teopanov në Sofje, po ndihmojnë ulematë tradicional që të mbërrijnë drejt brezit të ri. Një dyshim i vjetër në drejtim të gjuhës bullgare po i hap tashmë rrugë një pranimi të idesë se myslimanët e rinj mund dhe duhet të flasin bullgarisht, dhe një sasi në rritje materialesh po përkthehet. Më efektiv ka qenë libri Sira i Shejh Osman Nuri Topbas, një punë e cila ka patur tashmë një ndikim shumë pozitiv në gjuhën e tij bullgare, angleze si dhe gjuhë të tjera.
Bashkësia myslimane ka një aset të mëtejshëm, e cila është gjithashtu edhe një rrezik. Bullgaria po përjeton një krizë demografike. Për shkak të normës negative të lindshmërisë, popullsia kombëtare përgjysmohet çdo brez. Për shkak të vërfërisë së bashkësive myslimane, dhe hezitimit të tyre për të dërguar gratë për të punuar, dhe megjithëse vetëm 12 % e popullsisë është myslimane, mbi 60 % e bebeve janë lindur në familjet myslimane. Të dyja bashkësitë myslimane dhe jo-myslimane, tashmë që Bullgaria është pjesë e Bashkimit Evropian, e dinë se ky realitet duhet të vendoset përmes garancive të hekurta kushtetuese si dhe një marrëdhënieje bazuar në respektin e ndërsjelltë.
Mjerisht, shumë njerëz në shoqërinë bullgare janë të frikësuar nga prania në rritje e myslimanëve, duke reflektuar kështu pasiguritë mbi identitetin e një vendi të krishterë të krijuar kur shumica e popullsisë së saj ishte myslimane. Një parti e ekstremit të djathtë është gjithnjë e më popullore. Vitin e kaluar, një varrezë myslimane u vandalizua; kjo ishte vetëm maja e ajsbergut sipas aktivistëve të së drejtave të njeriut. Kisha Bullgare, megjithëse e dobët në terren, ende strehon fuqishëm ndjenjat anti-myslimane dhe ka sponsorizuar ndërtimin e kishave në fshatrat myslimane, edhe ku këto kisha janë të mbyllura dhe të papërdorura kurrë. Ajo ka sponsorizuar edhe ndërtimin e statujës më të madhe në botë të Virgjëreshës Mari, e cila qëndron mbi një kodër me pamje nga Haskovo, qyteti kryesor me shumicë myslimane në vend. Anët e xhamive të shkatërruara shpesh janë të shenjuara nga kryqet e madha, duke rikujtuar ‘faltoret e gjakut’ të ndërtuara nga kroatët radikalë mbi objektet ish myslimane në Hercegovinë.
Një aleancë e stilit serb mes të  kishtarëve, ish komunistëve dhe nacionalistëve, mbetet si jo e pamundur në sytë e disa vëzhguesve myslimanë. Pakica paqësore e muslimanëve të Bullgarisë thekson se ndërsa manastiret dhe kishat mbijetuan 6 shekuj në sundimin osman, dhe ku të krishterët jetuan si një elitë shpesh e pasur nën sulltanët, jeta ka qenë e vështirë për myslimanët në qytetet si Plovdivi pas farkëtimit e një shteti kombëtar bullgar nga ish mozaiku etnik në vitin 1878. Nëse nacionalizmi tradicional i krishterë bullgar, apo disa ideologji më tolerante, fitojnë me kalimin e kohës, kjo do të përbënte një çështje që ka të ngjarë të përcaktojë fatin e Plovdivit si një qendër të Islamit Evropian apo si një skenë për një tjetër shpërthim të dhunës dhe inkuzicionit islamofobik.
Perktheu: Ervin Hakorja

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit