-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Plas keq në Athinë, përleshje mes policisë dhe qytetarëve, rrethohet Parlamenti

Më të lexuarat

Shumë qytetarë grekë kanë filluar të mblidhen para Parlamentit për të kundërshtuar Marrëveshjen e Prespës me Maqedoninë.

Media radio “SKAI” shkruan se të paktën 600 mijë persona pritet të dalin në shesh deri në orët e vona të së dielës.

Tubimi zhvillohet përpara një votimi të parashikuar mbi marrëveshjen e emrit të Prespes në parlament javën e ardhshme, të cilin qeveria pret të sigurojë të paktën 151 vota pro.

Grupet e qytetarëve kanë intensifikuar një fushatë në mediat sociale për të tërhequr sa më shumë protestues në sheshin “Sintagma” për një protestë kundër “Marrëveshjes së Prespes” midis Greqisë dhe Maqedonisë.

Policia në Athinë u shpreh se në tubim do të janë përafërsisht 140,000 mijë qytetarë, por sipas mediave greke, organizatorët e saj kanë hedhur poshtë këto shifra duke theksuar se do të jenë dhjetë herë më shumë.

Dhjetëra autobusë janë marrë me qira nga autoritetet lokale, por bashkë me ta kishat dhe manastiret kanë ndihmuar në transportin e njerëzve nga qytetet e tjera drejt sheshit “Sintagma” në Athinë.

Policia ka rrethuar Parlamentin e Greqisë, ndërsa janë shënuar përplasjet e para mes efektivëve dhe protestuesve. Këta të fundit edhe pse të vogël në numër, kanë tentuar të hyjnë në pjesë e sipërme të sheshit në drejtim të Parlamentit, por kjo gjë është ndaluar dhe penguar nga policia.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit