3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Plani për integrimin e veriut

Më të lexuarat

Njeriu që do ta udhëheqë Zyrën administrative përtej Ibrit do të jetë qytetar serb dhe do të zgjidhet me konkurs. Pas këtij hapi, sipas burimeve të Express, do të publikohet edhe plani i detajuar për integrimin e kësaj pjese të vendit. Diplomatët perëndimorë në Prishtinë e mirëpresin hapjen e Zyrës, derisa e përjashtojnë statusin special për veriun. Oliver Ivanovic thotë se ky është një provokim i radhës nga Prishtina.
Qeveria e Kosovës po e pret emërimin e Shefit të Zyrës administrative për veriun e Mitrovicës për të shpalosur në detaje planin për integrimin e asaj pjese të Kosovës.
Burime të Express brenda Qeverisë kanë treguar se zyrtari që do të emërohet përmes konkursit publik do të jetë qytetar serb i veriut dhe do ta ketë barrën kryesore për të dialoguar me banorët lokalë dhe për t`i afruar ata më afër Prishtinës.
“Sikurse udhëheqësi edhe punëtorët e Zyrës do të jenë njerëz që jetojnë në veri. Posa të emërohet do të publikojë në detaje planin, i cili fokusohet në investime socio-ekonomike”, ka thënë një zyrtar i Qeverise.
Megjithëkëtë, vetëm një ditë pas themelimit ka ardhur reagimi i përfaqësuesve të serbëve të veriut, të cilët kanë kundërshtuar hapjen e Zyrës së re atje, me arsyetimin se nuk është pyetur Beogradi./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit