1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Plani i Turqisë për zgjidhjen e krizës në Siri

Më të lexuarat

Gazeta “Radikal” shtypi i Turqisë bënë të ditur se funksionarët turq kanë përpiluar dhe prezantuar një plan për zgjidhjen e krizës në Siri.
Në bazë të këtij plani është parashikuar rrëzimi i presidentit të Sirisë Bashar Asad në tre muajit e parë të vitit 2013. Me anë të këtij plani funksionarët turq kanë parashikuar vendosjen apo krijonin e qeverisë së tranzicionit me në krye aleancën kombëtare të opozitarëve sirianë. Sipas kësaj gazete ky plan po shqyrtohet nga autoritetet amerikane, ruse, egjiptiane, katariotë dhe të organizatës së Kombeve të Bashkuara. Turqia është një ndër ato vende që nga fillimi i krizës në Siri ka mbështetur opozitarët e armatosur me mjete financiare, ushtarake dhe politike.

Kohët e fundit në Turqi do të dislokohen gjashtë sisteme të raketave Patriot të NATO-s bashkë me 600 trupa ushtarakë të huaj. Sipas njoftimit të mediave të informimit të Turqisë, parashikohet se sistemi raketor në fjalë do të dislokohet gjatë në muajt e ardhshëm në bazat ushtarake të Turqisë në afërsi të kufirit të këtij vendi me Sirinë. Today Zaman ka shkruar se tre sisteme të raketave Patriot do të vendosën në bazat ushtarake Erhaç dhe Kurxhik në provincën Malatia dhe bazën ushtarake në provincën Diarbakir ndërsa bazat tjera në të cilët do të vendosen raketa të këtilla do të caktohen së shpejti.

Kjo është në kohën kur presidenti rus Vladimir Putin gjatë vizitës së tij të fundit në Turqi deklaroi se situata aktuale në Siri nuk përbën rrezik për fqinjët. Me fillimin e trazirave në Siri, qeveria turke të gjitha mundësitë e saj i ka vënë në dispozicion të kryengriteseve dhe aktualisht dyshohet nga regjimi i  Esedit se territori turk përdoret edhe si vend për trajnimin e personave të armatosur dhe kryengriteseve sirianë. Vladimir Putin president i Rusisë, në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi se Siria nuk përbën kërcënim për fqinjët dhe shtoi se raketat patriot janë sistem i vjetër dhe vendosja e tyre në kufi përbën faktor nxitës. Sipas presidentit rus vendosja në Turqi e komplekseve “Patriot” në kufirin me Sirinë ngjall shqetësimin e Rusisë dhe nuk kontribuon për stabilitetin në rajon.

Komanda e Forcave Aleate në Evropë përfundoi punimet e planifikimit ushtarak për raketat e tipit “Patriot”, që Turqia i kishte kërkuar NATO-s kundër kërcënimit të mundshëm nga Siria. Konflikti sirian, mbi të cilin dy palët kanë qëndrime të kundërta, ishte një nga temat e bisedimeve që presidenti rus zhvilloi në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll, me kreun e ekzekutivit turk, Rexhep Taip Erdogan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit