-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Plani i ri i Izraelit të ndërtoi 430 njësi banimi në Bregun Perendimor, Bashkimi Europian kritikon

Më të lexuarat

Autoriteti pushtues izraelit ka deklaruar synimin e tij për të ndërtuar 430 njësi të reja të banimit në Bregun Perëndimor, thanë burimet izraelite.

Sipas Observatorit Tokësor të Jeruzalemit ‘, Izraeli ka shpallur  tenderë të rinj për të zgjeruar vendbanimet izraelite në katër pjesë të ndryshme në Bregun Perëndimor.

Izraeli është këmbëngulës për të ndërtuar koloni të reja në territoret e pushtuara palestineze, pavarësisht kritikave të shumta vendore dhe ndërkombëtare.

Bashkimi Europian qorton planin izraelit për të zgjeruar vendbanimet

Bashkimi Europian (BE) i kërkoi Izraelit që të revokojë planin e tij për të ndërtuar 450 njësi banimi në Bregun Perëndimor dhe në  Jerusalem.

Federica Mogherini, përfaqësuese e lartë i BE-së për çështjet e jashtme dhe politikën e sigurisë, ka kërkuar, në një deklaratë për shtyp të premten, për një ndryshim të vendimeve në këtë drejtim dhe për t’i  dhënë fund zgjerimit të vendbanimeve. 

Mogherini ka dënuar planin e kolonive të reja të Izraelit duke e quajtur këtë si një shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe një pengesë e re në procesin e paqes, duke paralajmëruar se kjo do të dëmtojë zgjidhjen e dy shteteve dhe i vë zjarrin situatës shumë të tensionuar në terren.

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian i bëri thirrje, gjithashtu, palestinezëve që të ushtrojnë përmbajtje maksimale dhe të  shmangën për të marrë ndonjë hap që mund të përkeqësojë situatën.

Organizata Paqe Tani tha kohët e fundit se qeveria izraelite kishte publikuar tenderët për ndërtimin e 450 njësive të banimit në vendbanimet e ndryshme në Bregun Perëndimor dhe në Jeruzalem.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit