-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Plani i çmendur: Princi ‘shkëput’ Katarin nga Gadishulli Arabik

Më të lexuarat

Fondi i investimeve saudite planifikon të hapë një kanal në kufi me Katarin. Projekti është duke pritur miratimin zyrtar dhe lejen për të filluar ndërtimin, shkruajnë mediat arabe.

Gjatësia e kufirit midis dy vendeve është 60 kilometra. Kanali do të mundësojë që bregu lindor i Arabisë Saudite të bëhet i pandërprerë, gjë e cila do të thjeshtësojë tregtinë dhe turizmit, si dhe do të “ringjallë rajonin.”

Sipas planit do të ketë ndërtim të infrastrukturës për naftë dhe industritë e tjera, plazhe, zonat e organizuara për pushime dhe të krijohet një port i ri, transmeton kp.

Ndërtimi nuk do të dëmtojë specifikat natyrore dhe shoqërore të territorit. Gjerësia e kanalit do të jetë 200 metra, thellësia 15-20 metra. Ai mund të pranojë të gjitha llojet e anijeve të mallrave dhe pasagjerëve.

Çmimi fillestar i projektit vlerësohet të jetë rreth 2.8 miliardë dollarë. Kanali do t’i takojë ligjërisht Arabisë Saudite.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit