3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Plani i arratisjes së të burgosurve në Drenovë

Më të lexuarat

Por, arratisja e 7 të dënuarve nuk e dëshmoi këtë cilësim. Brenda burgut, i cili ka dyer të njëpasnjëshme daljeje, të gjitha me roje dhe të mbyllura, kanë hyrë plot katër armë, dy automatikë e dy pistoleta. Katër armët janë përdorur nga katër të arratisurit, tre prej të cilëve janë dënuar me burgim të përjetshëm, përkatësisht Admir Tafili, Gëzim Guri, Fran Marashi.

Pas arratisjes kanë nisur hetimet dhe Prokuroria ka zbuluar edhe mënyrën se si armët kanë depërtuar brenda ambienteve të burgut. Sipas të dhënave, armët janë futur në burg të fshehura në një frigorifer dhe të çmontuara, ku më pas janë montuar nga vetë të burgosurit.

Mësohet se frigoriferi është dërguar në muajin gusht në adresë të Admir Tafilit. Kjo do të thotë se arratisja ka qenë e planifikuar më parë nga të dënuarit dhe që u realizua mbrëmjen e së shtunës. Përveç planit të brendshëm, organizimi i arratisjes është bërë edhe nga jashtë.

Tre prej bashkëpunëtorëve jetonin prej disa muajsh në Korçë, duke marrë një banesë me qira për të përgatitur planin. Mbrëmjen e së shtunës, pasi kanë marrë armët, të dënuarit me në krye Admir Tafilin, i cili dyshohet se “truri” i arritjes, i kanë vënë pistoletën në kokë njërit prej gardianëve, duke e detyruar që të hapte 6 dyert e kyçura, deri tek porta e jashtme.

Mësohet se në burg është një korridor tunel, i cili përdoret për hyrje-daljet, teksa ky korridor i fshehur ka bërë që të mos dallohen nga rojet e tjera të burgut që ndodheshin në pjesën e jashtme. /Start/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit