1.4 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Plani dorëdhënë i Zuckerbergut: Internet nëpër kampet e refugjatëve

Më të lexuarat

Themeluesi i Facebook-ut gjatë mbajtjes së Forumit për Sektorin Privat në OKB, ka njoftuar se ka nisur një projekt që do të pajis me internet kampet ku qëndrojnë refugjatët.

Facebook ka premtuar se do të angazhohet që e gjitha bota të ketë kyqje në internet, duke thënë se këtë do ta bëj të mundur edhe për refugjatët sirian. Të shtunën në fjalimin e tij në OKB, Zuckerberg ka thënë se interneti nuk shërben vetëm si lehtësim komunikimi, por edhe mund t’i ndihmojë njerëzit të dalin nga varfëria, që është çelësi i përmirësimit të jetërave të tyre, transmeton Indeksonline.

“Qasja në internet do t’i ndihmojë refugjatëve që të jenë në lidhje më të mirë me komunitetet bamirëse, si dhe t’i mbajnë lidhjet më mirë me familjet e tyre”, ka thënë Zuckerberg, që shpesh herë del me projekte që ndihmojnë njerëzit që vinë nga vende të varfëra.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit