-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Planeti qe ndriçohet nga katër diej

Më të lexuarat

Një skuadër ndërkombëtare astronomësh kanë lajmëruar zbulimin e një planeti të ndriçuar nga katër diej njëherësh, i pari sistem diellor i këtij lloji që është arritur të vëzhgohet ndonjëherë nga shkenca.
Planeti, i pagëzuar me emrin PH1, gjendet 5000 vite dritë larg nga Toka dhe gjendet në një orbitë ku rrotullohet rreth dy diejve, me dy yje të tjerë (diej) që rrotullohen rreth tyre.
Deri më tani janë konstatuar 6 planetë që rrotullohen rreth 2 diejve, por pa praninë e yjeve të tjerë që rrotullohen rreth sistemit të tyre diellor si në rastin e PH1.
Sistemi planetar i përbërë nga një brez i dyfishtë diejsh është zbuluar fillimisht nga dy astronomë amatorë amerikanë, Kian Jek dhe Robert Gagliano, duke përdorur faqen e internetit “Planethunters.org.”, por të dhënat e tyre janë ballafaquar më pas me një ekip të specializuar astronomësh britanikë dhe amerikanë që i kanë vërtetuar të dhënat me matje shkencore përmes teleskopit Keck, i vendosur në malin Mauna Kea, në Hawaii.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit