Beogradi po e shtyn idenë e një statusi special për Veriun. Kandidati për President të Serbisë, Boris Tadic përveç Veriut ka thënë se status të tillë duhet të kenë edhe kishat dhe manastiret serbe si dhe garanci për serbët që jetojnë në pjesën jugore. Tadic ka thënë se situata e konfliktit të ngrirë me Kosovën nuk mund të vazhdojë.
Beogradi po vazhdon të shtyjë idenë për një status special për Veriun e Kosovës.
Para pak ditësh një propozim i tillë ishte shpalosur nga negociatori serb, Borko Stefanovic i cili kishte përmendur edhe shembuj të tjerë siç është Tiroli Jugor dhe modeli i dy Gjermanive.
Të shtunën në kryeqytetin serb ky qëllim është bërë i ditur edhe nga kandidati për President të Serbisë, Boris Tadic, i cili është duke garuar për këtë pozitë sërish.
Tadic këtë opsion e ka përmendur në kuadër të një plani të tij pesëpikësh duke folur në kuadër të një forumi ekonomik në Serbi. Dhe pikërisht pika e pestë e planit të tij ka të bëjë me Kosovën.
Kandidati për President të Serbisë ka thënë se me këtë plan synon të zgjidhë konfliktin e ngrirë, siç ka thënë ai, në Kosovë dhe Metohi.
“Me këtë marrëdhënie të konceptuar në këtë mënyrë nuk mund të shkojmë më tutje dhe për këtë kam propozuar planin katër pikësh që nuk nënkupton as ndarje, e as njohje”, ka thënë Tadic./expres/kohaislame