1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Plaku që mbledh mbeturina, refuzon paratë – thotë se nuk është lypës!

Më të lexuarat

Një i moshuar që mbledh mbeturina nëpër kontejnerët e Prishtinës është duke i çuditur njerëzit që po dëshirojnë t’i ndihmojnë. Ai nuk pranon para nga ata që i ofrojnë. Thotë se nuk është lypës.
Smail Imeri rrëfen takimin me këtë njeri të jashtëzakonshëm, i cili jeton diku në një urë afër Fushë Kosovës.
 
Në kthim për në banesë pas takimeve të shumta me miq, vërej një plak shqiptar duke kërkuar gjëra të “vlefshme” nga mbeturinat e qytetarëve të Prishtinës.
 
Nga dhimbja dhe respekti për të ia ofrova një shumë të vogël parash. Më shikoi gjatë u qesh dhe ma ktheu:
 
“Jo zotni unë nuk marr pare, nuk jam lypës. Jam nevojtarë po nevojat e mia i plotësoj me këto që po më shef”.
 
Më preku pa masë. Ndërkohë ndaluan edhe dy zonja dhe i ofruan para, nga pesë euro. Nuk i pranoi as ato. Përkundër bindjeve tona ishte shumë kategorik në refuzimin e tij.
 
“Shumë njerëz si ju më ofrojnë pare, po unë nuk jam lypës. Shteti i Kosovës mi jep 75 euro e nevojat e mia i plotësoj me këtë punë. Sa ta kam shnetën, më punojnë kambët unë miftjaq nuk bahna. E ju Zoti ju ruajtë, kofshi të nderum e paqi gjithmonë”.
 
Qëndrimi stoik i plakut, bindjet e tij më prekën edhe më. Qëndrova edhe nja 15 minuta bashkë me te. E ftova për një drekë në njërin prej lokaleve të afërta. Përgjigja e ti ishte: “Zoti të nderoftë, paq bereqet gjithmonë po unë vi me hangër drekë kur të jem untë e tash nuk jam”.
 
Më shikoi me buzë në gaz me premtim se në njërën prej ditëve do të ulemi diku për drekë.
 
Plak i vetëm, pa grua, fëmijë, jetonte diku nën njërën prej urave në drejtim të F Kosovës.
 
Tërë nata më ka shkuar duke menduar për të, punën dhe kërkimet e tij për gjetjen e gjërave të vlefshme nga mbeturinat e të tjerëve dhe sidomos qëndrimi i tij dinjitoz dhe krenar.
 
Ky është heroi i ditëve tona, heroi i sotëm i Kosovës.
 
Shpresoj që do ta pranoj ftesën për drekë apo darkë.
 
Për shkak të integritetit të tij personal nuk ia zbulova emrin, mbiemrin dhe origjinën.
 
Po shprehu dëshirë, do ta bëjë edhe këtë. /bs/
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit