5.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Plagosi adoleshentin pas sherrit në Instagram, arrestohet autori dhe shoku i tij

Më të lexuarat

Policia e Durrësit arreston autorin e plagosjes së adoleshentit në Durrës gjatë mbrëmjes së djeshme.Në pranga ka rënë A. P. 17 vjeç, banues në Durrës.

Policia gjithashtu ka arrestuar shtetasin B.Gj 17 vjeç, i cili e ka ndihmuar autorin të fshehë armën e krimit me të cilën plagosi në këmbë 18 vjeçarin me iniciale S.K, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

“Shtetasi i mësipërm dyshohet se më datë 04.04.2018, rreth orës 17:30, në lagjen Nr.6, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin S.K. 18 vjeç, banues në Durrës.Gjthashtu është arrestuar edhe shtetasi B.Gj. pasi ka ndihmuar autorin e dyshuar që të fshehë armën e zjarrit me të cilën ka kryer veprën penale.Është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë(me fishek në gojë)” informon policia.

Plagosja u regjistrua mbrëmjen e së mërkurës, 5 prill 2018, në qendër të qytetit të Durrësit. Burime nga policia bënë me dije se dy të rinjtë ishin konfliktuar më parë në Instagram.

Të rinjtë teksa kishin rënë dakord për t’u sqaruar përballë, situata ka dalë jashtë kontrollit duke degjeneruar në përdorimin e armëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprat penale:

•”Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” në ngarkim të shtetasit A.P. parashikuar në nenet 76, 22 dhe 278/1 të Kodit Penal.

•”Përkrahja e autorit të krimit”dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” në ngarkim të shtetasit B. Gj. parashikuar në nenet 302 dhe 278/1 të Kodit Penal./oranews

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit