1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Plaçkitje spektakulare në veri të Mitrovicës

Më të lexuarat

Tre persona të armatosur, të maskuar dhe me rroba të kamufluara kanë plaçkitur 7 milionë dinarë nga vetura kombi e Postës së Serbisë, të shtunën rreth orës 10:00, në mes të Zveçanit dhe të Zubin Potokut, në vendin e quajtur “Devine Vode”.

Ata kanë ndalur kombi-veturën e Postës së Serbisë dhe nën kërcënim të armëve kanë detyruar drejtuesin e automjetit dhe punëtorët e sigurimit të automjetit që t’i dorëzojnë të gjitha paratë. Aksioni i plaçkitjes, sipas drejtorit Rajonal të Policisë së Kosovës, në veri, Nenad Gjuriq, është zhvilluar sikur nëpër filma. Gjuriq ka thënë, se plaçkitësit posa kanë kryer punën kanë ikur në malin e afërm dhe janë zhdukur pa gjurmë, transmeton Zëri.
“Aksioni i plaçkitjes është zhvilluar shpejt, ndërsa nuk ka pasur të lënduar. Plaçkitja ishte planifikuar mirë nga tre të dyshuarit, të cilët menjëherë pas plaçkitjes spektakulare, që gjasonte sikurse nëpër filma, kanë ikur në malin e afërm dhe tani për tani u janë humbur gjurmët. Policia menjëherë është vënë në lëvizje dhe është duke hetuar. Policia paraprakisht ka ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndërsa hetimet kanë vazhduar dhe janë zgjëruar në gjithë rajonin ku ka ndodhur ngjraja”, ka thënë Gjuriq.
Sipas tij, paratë që janë plaçkitur kanë qenë të dedikuara për pagesën e pensioneve për pensionistët e veriut të Kosovës. Drejtori rajonal i Policisë së Kosovës në veri, Nenad Gjuriq, theksoi se plaçkitja e armatosur ka qenë e dyta në veriun e Kosovës në 4-5 vjetët e fundit. /infoglobi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit