Sulmi ndodhi në qytetin Kornwestheim në Baden-Württemberg të Gjermanisë.
Në qytetin Kornwestheim në Baden-Württemberg të Gjermanisë një grup anëtarësh të organizatës terroriste PKK kanë sulmuar lokalin e xhamisë qendrore të Bashkësisë Turke-Islame Evropiane.
Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët mësohet se tre persona në mesin e të cilëve një ishte femër në orën 01.00 kanë thyer xhamat e lokalit brenda xhamisë dhe kanë shkruar në mure simbolet e organizatës.
– “Mbështetja ndaj PKK e ka llastuar terrorizmin”
Kryetari i përgjithshëm i Bashkësisë Turke-Islame Evropianë, İhsan Öner, është shprehur se “duhet të theksohet që mbështetja e dhënë në kohët e fundit nga disa politikanë dhe mediat gjermane ndaj PKK e ka llastuar terrorizmin dhe ka hapur rrugë që të marrin guxim e të arrijnë deri këtu”.
Öner, i cili ka vënë në dukje se terrorizmi nuk ka komb apo vend dhe në çdo vend të botës emri i tij dihet është shprehur se “Terrorizmi është terrorizëm”.
Öner i cili ka tërhequr vëmendjen se ky nuk është vetëm një sulm i shëmtuar ndaj institucionit të Bashkësisë Turke-Islamike Evropianë por në të njëjtën kohë edhe ndaj Gjermanisë Federale e cila është përgjegjëse për sigurinë në vazhdim tha:
“Ngushëllimi ynë i vetëm në këtë sulm të shëmtuar ku u dëmtua ndërtesa jonë e shoqatës është që nuk ka humbje jete. Ne i bëjmë thirrje komunitetit tonë që kundër këtë ngjarjeje mizore të ruajë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve dhe gjithashtu ta vlerësojnë duke u treguar të matur. Me shpresën që autorët e kësaj ngjarjeje të shëmtuar e cila ka qëllim për prishjen e qetësisë së brendshme dhe të paqes ,ne dënojmë të gjitha llojet e terrorizmit”.