3.4 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Pjetro Bogdano Macedono

Më të lexuarat

Avni Avdiu

Reagimet mund të jenë: a) emocionale, kur në mungesë të fakteve përdoren sharje, etiketime e mallkime b) agresive, kur përdoret forca fizike ose likuidimi dhe c) argumentuese, kur përdoren faktet. Ata që shkruajnë punime shkencore, disertacione të doktoratës etj. e dinë se si shkruhet me fakte: së pari mbiemri i autorit, pastaj emri, titulli i librit, vendi i botimit, shtëpia botuese, viti i botimit, citati dhe në fund faqja e librit.

Në lidhje me Pjetër Bogdanin unë kam problem me faktet historike, të cilat dëshmojnë kundër tij, kurse ata që kanë problem me emocione u preferoj t’u drejtohen barnatoreve për ilaçe qetësuese. Siç përcjell nga dokumentet autentike origjinale studiuesi e historiani i shquar anglez, më i njohur dhe i gjithëpranuar i çështjes shqiptare, Noel Robert Malcolm, Pjetër Bogdani ka mohuar se Kosova është pjesë e Shqipërisë dhe e shihte si pjesë të Serbisë. Për këtë edhe u angazhua dhe luftoi. Iu bashkëngjit forcave serbe dhe së bashku me to bëri kërdi e masakër ndaj shqiptarëve të Kosovës e Maqedonisë.

Kush nuk beson, le të lexojë gjerësisht në: Malcom, Noel, ‘A Short History’. New York: New York University Press, 1998, Kapitulli: ‘Pushtimi Austriak’ dhe ‘Migrimi i Madh’ 1689 -1690, f.149. Fakti që partitë politike e morën figurën e tij për ta glorifikuar, lidhet me gjasë nga kompromisi që mund të kenë bërë me kryeministrin maqedonas Gruevski, sepse ka shumë shkrime serbe të bazuara në dokumente arkivore që argumentojnë se ai maskohej e s’donte të identifikohej si shqiptar, herë quhej Pjetro Bogdano Macedono e herë Petar Bogdanoviç, mburrej të quhej administrator i Mbretërisë së Serbisë; sërbisht: BOG-Zot, DAN-ditë etj. Po të mos ishte kështu, serbët nuk do ta lavdëronin, as s’do ta donin aq shumë!!! Studiuesit komunistë, me direktiva të partisë prosllave PPSH (PKSH) i heshtën këto fakte dhe i kamufluan me sajesa të tyre, për hir të vëllait (serb) të vëllait të madh (rus). Pra Pjetër Bogdanin e ngritën jaranat e Stalinit, Milladin Popoviqit e Dushan Mugoshës.

Ne po e jetojmë procesin e mutacioneve ideologjike, një kohë kjo e ngjashme me komunizmin, atëherë kur ‘nëna’ parti e futi në Index Librorum Prohibitorum librin ‘Lahuta e Malcisë’ vetëm pse e kishte shkruar një prift (Gjergj Fishta), edhe pse ky libër ka vargje të bukura për liri dhe atdhedashuri. Edhe në demokraci sikurse në komunizëm, na ndodh që partia t’i caktojë figurat ‘më të mira’ historike. Pse pikërisht P.Bogdani në Maqedoni, e jo ndonjë figurë tjetër,?!; pse ka shkruar diçka shqip. Paj edhe Sinan Hasani (1922-2010) mor burra ka shkruar shqip, bile edhe më bukur se ai (romani “Era dhe lisi”), por ç’i vlen kur tërë jetën ua kushtoi serbëve. “Me rrugën e së keqes nuk arrihet tek e mira”(Sheksipiri). Përçarësit qëllimkëqinj këtë e implikojnë në konotacion religjioz. Kur lavdëroj ndonjë figurë krishtere akuzohem se më paguan Papa-Roma, kur e kritikoj akuzohem për talibanizëm. Këto gjëra miskine s’çojnë peshë tek unë. Mua më intereson vetëm e vërteta, faktet dhe asgjë tjetër.

Unë s’mund të rri heshtur nëse nesër dikujt i teket ta shpall patriot Ali Shukriun ose Rrahman Morinën. Për mua patrioti i krishter është miliarda herë më i afërt se muslimani tradhtar. Siç thuhet në Bibël fjala mbetet dhe me fjalën filloi gjithçka; dhe mbaron. Unë edhe njëherë për hir të së vërtetës e ritheksoj këtë fjalë-dëshmi, këtë qëndrim dhe këtë argument. Megjithatë, unë e pranoj se e ndiej veten të pafuqishëm përballë turmës shqiptare, sepse bustin e atij që së bashku me serbët na masakroi stërgjyshërit tanë shqiptarë, do ta ngrisin 361.850 duar ‘inosente’ të shqiptarëve të Maqedonisë. Psikologjikisht ky absurd ndërlidhet me formën mazohiste të ‘ikjes nga liria’ (që e ka shtjelluar sociopsikologu Erih From). P.Bogdani parathënien “lexuesit të nderuar” e përfundoi sikur ta anticiponte me fjalët:”Ta kesh me dije se unë shkrova për njerëz të padijshëm…”;. Dhe unë s’kam çfarë t’u bëjë simpatizantëve të tij, sepse dituria arrihet me studim intenziv dhe dijen s’mund t’ia imponoj askujt. Ritualxhinjtë formalistë do të kënaqen me një psherëtimë që gjoja do ta mërmërisin në vete kinse në shenjë pakënaqësie, duke u ruajtur fort që të mos i ketë dëgjuar dikush, të cilit mund t’ia prishin qejfin.

Çfarë t’u bëj; breshka elefant s’bëhet. Nga ana tjetër disa kuazipatriot patetik do të simulojnë hiperpatriotizëm (me zhargonin postmodernist amalgamë e super dhe pseudos). Sa për kuriozitet shumica e ish-tucave në kohët më të vështira, tani shtiren si megapatriotë, të cilët shumë lehtë të shpallin renegat nëse nuk mendon si ata. Sinqerisht kjo është për të të ardhur keq.

/lajmpress/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit