0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Pjestari i njësisë speciale detyron qytetarin të bëj “skleka”

Më të lexuarat

Një polic nga Kriva Pallanka është larguar nga puna për shkak të vjedhjes ndërsa një kolegut të tij i është zvogëluar rroga për shkak se ka detyruar një qytetar të bëj ‘skleka’ para qytetarëve të tjerë, informojnë nga MPB.

Pas masës disciplinore të dhënë në dhjetor, dy polic janë larguar nga puna ndërsa 46 të tjerëve ju është zvogëluar rroga, katër të tjerët kanë marë vërejtje me shkrim ndërsa dy të tjerë janë detyruar të shkojnë në vende të tjera të punës.

Një polic komunikacioni në Shkup për gjashtë muaj do të mer 15% rrogë më pak pasiqë me uniformë ka hyrë në një kazino e nuk ka qenë në vendin e punës. Njejtë dënim do të mer dhe një polic tjetër në Strumicë. Gjashtë muaj rrogë më pak do të mer edhe një polic në Gjorce Petrov sepse ka përdorur dhunë ndaj një personi të mitur. Një polic nga Kërcova do të mer 15% më pak rrogë pasiqë ka dëshmuar rrejshëm në gjykatën themelore të Kërcovës.

Një polic i njësisë speciale do të mer 15% më pak rrogë pasiqë ka detyruar të bëj 20 ‘skleka’ një qytetar para të tjerëve derisa një koleg i tij do merr rrogë më pak pasiqë ka marë pjesë në prishjen e rendit dhe qetësisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit