1.6 C
Pristina
Monday, December 2, 2024

Pjesëmarrje më e ulët në ditën e dytë të referendumit në Egjipt

Më të lexuarat

Rreth 28 për qind e më shumë se 52 milionë e votuesve të mundshëm të Egjiptit kanë marrë pjesë në ditën e parë të referendumit për kushtetutë, bënë të ditur gazeta shtetërore Ahram e cila citoi të ketë thënë Ministri i Zhvillimit Administrativ.
Hany Mahmud ka thënë se kjo pëqrqindje nuk është zyrtare, por është “tregues”, sipas gazetës.
Koalicioni Egjiptian për Monitorim të Zgjedhjeve ka thënë të mërkurën se në mbarë vendin pjesëmarrja e votuesve në ditën e dytë të referendumit, për një version të ndryshuar të kushtetutës së pezulluar të vitit 2012, ishte më e vogël se në ditën e parë.
Koalicioni, i përbërë nga 128 grupe të të drejtave që monitorojnë procesin e votimit në mbarë vendin, po ashtu ka thënë se ditën e dytë dhe të fundit të voimit kishin vërejtur një varg shkeljesh në disa qytete.
Shkeljet e pohuara përfshijnë vonesat në hapjen e qendrave të votimit, fushatë të paligjshme dhe mungesë të listave të votuesve.
Shifra më e lartë e pjesëmarrësve është raportuar në provincën qendrore të Egjiptit Fayoum, ndërsa më e ulta është regjistruar në provincën veri-perëndimore të Matrouh./mesazhi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit