2.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Pjesa më e madhe e edukatorëve në Evropë janë gra

Më të lexuarat

Shumica e edukatorëve në shkollat fillore dhe të mesme në vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) janë gra, tregojnë të dhënat e Zyrës Evropiane të Statistikës (Eurostat).

Sipas të dhënave aktuale të Eurostat me rastin e Ditës Botërore të Mësuesve, 72 për qind e mësuesve janë gra.

Ndërsa 9 për qind e mësuesve janë nën moshën 30-vjeçare dhe 36 për qind të moshës mbi 50-vjeçare.

– Më së shumti mësues ka në Letoni

Letonia me 87 për qind është vendi me më shumë edukatorë të gjinisë femërore. Pas saj vijnë Lituania me 85 për qind, Bullgaria, Estonia dhe Sllovenia me 83 për qind.

Ndërkohë, numri i mësuesve meshkuj më i madh është në Danimarkë dhe Luksemburg me 35 për qind. Pas tyre vijojnë Spanja dhe Greqia me 34 për qind, Franca me 32 për qind dhe Holanda me 31 për qind./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit