1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Pitsburg: Frika nga migrantët e ktheu në vrasës

Më të lexuarat

Vrasja në Pitsburg nga 46 vjeçari Robert Bowers vlerësohet nga autoritetet amerikane, si akti më vdekjeprurës i ndodhur në Amerikë kundër komunitetit hebre. Robert Bowers, i cili është kapur nga autoritetet dhe është akuzuar për 29 vepra penale, vrau 11 vetë dhe plagosi gjashtë të tjerë, kur hyri në komunitetin “Pema e jetës”, të mbledhur në një ceremoni ditën e shtunë, dhe qëlloi 20 minuta pa dallim mbi njerëzit me një armë automatike dhe tri revolvera.

Para se të shkonte në vrasje, Bowers, i cili ka qenë i njohur për qëndrimin antisemitist, ka shkruar në mediat sociale, se do të godasë hebrenjtë, sepse organizata humanitare hebreje, ndihmojnë refugjatët të vendosen në Amerikë.  Në konton e tij në Gab.com, Bower ka postuar pak para vrasjeve se „nuk mund të rri duke parë si shkatërrohen njerëzit e mi. Nuk merrem me ju. Unë po futem brenda.” Sipas autoriteteve Gab.com, nuk ka pasur më parë përmbajtje të kundërligjshme.

Në postimin e tij Bower shkruan: “HIAS sjell këtu pushtues që vrasin njerëzit tanë”. HIAS, është nga nëntë organizatat kombëtare amerikane, që në bashkëpunim me autoritetet ndihmon refugjatët të integrohen në Amerikë. E krijuar më 1881, Shoqata hebreje në ndihmë të refugjatëve, HIAS, punon për një botë ku çdo refugjatë është i mirëseardhur. “Duke patur si udhërrëfyese historinë hebreje, HIAS, ka shpëtuar njerëzit jeta e të cilëve ka qenë në rrezik për shkak të të qënit ata që janë”, shkruan organizata në faqen e saj në internet. HIAS organizon “refugee shabat”, ditën e refugjatëve në vende të ndryshme në Amerikë, dhe një prej adresave ka qenë edhe komuniteti “Pema e jetës”, në Pitsburg.

Screenshot HIAS - albanische Reaktion (hias.org)

“Ne e mësuam se çfarë pikëpamje e ktheu këtë njeri në kriminel. Ai nuk ishte mbështetës i Trumpit, sepse ai mendonte se Trumpi nuk ishte sa duhet nacionalist dhe se është i rrethuar nga hebrejtë. Ai i shikonte migrantët si genocid kundër njerëzve të vet,” shkruan profesor Daniel Server në blogun e tij. “Viktimizimi çon shpesh në dhunë. Ja sepse fjalimet e Trumpit kundër karvanit të refugjatëve që po vjen nga Meksika, janë të rrezikshme. Ato i bëjnë ithtarët e tij ta ndiejnë veten të sulmuar. Kur hasin me skajet e politikës së djathtë dhe mungesë stabiliteti emocional ato kthehen në dhunë, jo vetëm kundër hebrejve por edhe kundër myslimanëve, hispanikëve, njerëzve e ngjyrë dhe minoriteteve të tjera,” vazhdon Server më tej dhe vëren se “incidentet kundër myslimanëve janë shtuar që nga viti 2014 dhe ato kundër hebrejve janë shtuar shumë këtë vit”.

HIAS, ka ndihmuar shumë prej shqiptarëve të migrojnë dhe integrohen në Amerikë. Aktiviteti në ndihmë të shqiptarëve ka filluar në vitin 1991, kur u hap Shqipëria dhe Dr. Anna Kohen, një hebreje e Shqipërisë u vendos në Amerikë.  Duke filluar nga viti 1998, organizata ka ndihmuar shumë shqiptarë të Kosovës që migrojnë dhe vendosen në Amerikë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit