Është provuar ekzistenca e ndërlidhurisë mes sëmundjeve mendore dhe pirjes pasive të duhanit. Ky zbulim është bërë nga një grup studiuesish kinezë dhe britanikë, të cilët arritën të provonin se thithja e vazhdueshme e tymit të duhanit çon në një përkeqësim të ndjeshëm të funksionimit të trurit. Grupet më të rrezikuara janë burrat dhe gratë e moshës nga 60 vjeç e lart.
Shkenca i ka njohur prej kohësh rreziqet e pirjes pasive të duhanit, por kjo kishte të bënte vetëm me sëmundjet e sistemeve të frymëmarrjes dhe ato kardiovaskulare.