-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Pirja e duhanit: Helm social

Më të lexuarat

Zbulimi i Duhanit
-Duhani ishte zbuluar nga marinarët spanjoll në bregdetërat amerikane rreth vitit 1500  (900 H).

Që nga zbulimi i tij, epidemia e tymosjes (pirjes së duhanit) ka vazhduar të zgjerohet nëpër tërë botën. Në kohërat tona, rrallë mund që njeriu të gjejë një shtëpi të pa ndikuar nga ai. Qysh herët si në shek. e shtatëmbëdhjetë, disa shtete europiane i kuptuan rreziqet e pirjes së duahnit dhe luftuan kundër tij. Ligjet qenë arritur ne Angli, Rusi, Danimarkë, Suedi, Austri dhe shtete tjera, duke ndaluar duhanin dhe duke dënuar keqpërdoruesit.

Në ditët e sotme, shtetet perëndimore vazhdojnë përpjekjet e tyre që t’I mbrojnë popujt e tyre nga dëmet e tij. Ata angazhojnë ndihmën (këshillimet) mes mediave zbatojnë ligje dhe rregulla dhe ofrojnë metoda tjera që të dekurajojnë njerëzit ndaj pirjes së duhanit. Për këtë arsye, shkalla e duhanxhinjëve ka zbritur në shkallë te caktuar në këto shtete.

Pirja e Duhanit tek Muslimanët
-Pirja e duhanit iu është prezantuar shteteve muslimane nga europianët rreth vitit 100 Hixhrij. Përhapja e saj mes muslimanëve ishte e ngjashme me ata në perëndim. Fakt fatkeq, megjithatë është se në vendet muslimane (shtetet) nuk janë marrë masa të njëjta (apo të ngjashme) që të mbrojnë popullin nga ajo. Përkundrazi mediat vazhdojnë të reklamojnë pirjen e duhanit dhe inkurajojnë popullin që ta prodhojnë e ta pijnë atë. Kjo ka shkaktuar që epidemia e duhanpirjes të zgjerohet vazhdimisht në ato shtete në atë gjerësi saqë është bërë e vështirë që të kontrollohet. Duhanpirja është bërë rregull dhe abstenimi nga kjo është bërë i veqantë. Shpeshherë, ndodhë që njerëzit e shikojnë me habi dhe nënçmim personin të cilit kur ia ofrojnë cigaren refuzon ta pranoj duke e shpejguar se ai nuk e pin duhanin.

Ofrimi i cigareve mysafirëve është bërë ndër rregullat e para të mikpritjes. Cilido që nuk ua ofron atë mysafirëvë apo nuk insiston që ata ta pinë do të jetë thyes i etikave dhe gjemerozitetit mikpritjes.

Përveç kësaj, ka nga ata që pretendojnë të përfaqsojnë Din-in, janë në mes të(ndikuesve) më të këqinjë të pirjes së duhanit.

Ku ata të qortohen apo ju sillet ndërmend vesi i tyre ata përgjigjen me kërkim falje të dobëta që ta justifikojnë atë në emër të islamit. Ata dinakërisht theksojnë se këtu nuk ka tekst të qartë që ndalon pirjen e duhanit. Kësisojit, ata konkludojnë se duhanpirja nuk është e ndaluar por është vetëm mekruh (e pa dëshiruar). Me anë të kësaj ata mbahen me shfajsim të varfër për injorant dhe tregojnë një shembull shumë të keq për të tjerët. Raportet e tilla kanë ndikuar (influencuar) shumë musliman, duke u shkaktuar atyre rënie në grackat e varësisë për duhanpirje. Kjo është vërejtur nëpër gjithë botën. Shembull alarmant është ai që agjensitë amerikane të fluturimit (airlanes) tani e ndalojnë duhanpirjen bile edhe në fluturimet ndërkombëtare e derisa në anën tjetër per agjensitë (airlanes) muslimane njeriu udhëton në gjendje të ngulfatjes bile edhe në udhëtimet e shkurtëra për shkak të numrit të madh të duhanpirësve. Shkaku i kësaj kjo bëhet e detyrueshme që të shkruhet një artikull që përmban evidencë që ka të bëjë më rregullat e duhanpirjes në Islam. Ne shpresojmë se kjo do të jetë e dobishme për vëllezërit dhe motrat muslimane dhe ne e lusim Allahun që ta pranojë këtë nga ne si një veprim të sinqertë për kënaqësinë e tij.

Definicioni
-Duhanpirja i referohet aktit të ndezjes së cigares, llullës, llullës se ujit (Shisha-s) apo ndonjë objekti tjetër të përbërë nga duhani apo materialet me efekte të ngjashme. Pastaj objekti thithet me anë të buzëve që të ekstraktohet tymi. Ky tym inhalohet nëpër hundë dhe gojë si një tym I trashë i bardhë “smoking” (pirja e duhanit) tani është përdorur për t’ju referuar aktit të prodhimit të këtij tymi në anglisht, arabisht dhe në gjuhë tjera.

Evidenca për ndalimin e pirjes së duhanit
– Ekzistojnë shumë arsye se çdo njeri i mjaftueshëm që ta rregullojë ndalesën e pirjes së duhanit. Më e rëndësishmja është se shkakton dëme ne një numër të madh të mënyrave. Është e dëmshme për Dinin, shëndetin, rrethin, familjen, vëllazërinë, marrëdhëniet sociale, pasurinë etj. Sekcionet në vazhdim do t’i theksojnë disa nga dëmet dhe të këqijat e saj.

Haram per Din-in
-Duhanpirja helmon aktet e personit për adhurim dhe redukton përparësitë e tij. Për shembull ajo helmon (“spoils”) namazin e cila është shtylla e Din-it. I Dërguari i Allahut ka thënë: Cilido nga ju që han hudhër apo qepë le të qëndrojë larg nga ne dhe nga xhamia jonë dhe le të qëndrojë në shtëpi . Engjujt (melekët) sigurisht se nuk i durojnë ato gjëra të cilat nuk mund t’u durojnë krijesat njerzore.

Ata që janë me natyrë (fitrah) të pastër dhe fisnike nuk kanë dyshim se kundërmimi (era) që buron nga goja e duhanpirësit është më e keqe dhe më e ndyer sesa ajo nga goja e atij që ka ngrënë hudhëra apo qepë. Kështuqë, duhanpirësi është në mes të dy opcioneve ose të dëmtojë popullin që falet (lutet) dhe melekët me erën e tij kundërmuese ose ta humb namazin me xhemat. Pirja e duhanit, gjithashtu ç’rregullon dhe helmon edhe axhërimin. Axhërimi është shumë i vështirë për duhanpirësit.

Sa më shpejtë që dita të kalojë ai tenton që ta prish axhërimin me një cigare të dëmshme në vend që ta bëjë me hurma të ëmbla apo me ujë të pastër edhe nëqoftëse axhëron gjatë muajit të Ramazanit duhanpirësi është me pavullnet dhe i padëshirë që të axhërojë në ditët tjera. Kësisoji ai humb një përparsi të madhe nga ata që axhërojnë qoftë edhe një ditë të vetme në rrugën e Allahut.

Dëmtimi i trupit të njeriut
-Askush s’mund ta kundërshtojë dëmin që i shkaktohet trupit të njeriut, pirja e duhanit. Evidenca mjeksore për këtë është mirë e vërtetuar dhe e mbizotëruar. Për shkak të kësaj, ligji në SHBA dhe në të gjitha shtetet perëndimore kërkon që të përfshijë vërejtje në çdo paketim të duhanpirjes.

Duhanpirja përmban materiale të helmueshme siç janë:nikotina, katran, monoksid karboni, arsemik benzopirin etj, të cilat duhanpirësi i përbin në proporcione të vogla. Dëmet e tyre akumulohen me kohën e që më në fund rezultojnë në vrasje graduale të organeve dhe indit mushkëror të njeriut të njeriut. Helmimet dhe dëmet e pirjes së duhanit në shëndetin e njeriut është e vështirë që të numërohen.

Kanceri, tuberkulozi, sulmet në zemër, astma, kollitja, lindja e parakohshme, infertiliteti, infeksionet në sistemin digjestiv, shtypja e lartë e gjakut, nervozat, sëmundjet e gojës dhe të dhëmbëve etj janë në mesin e dëmeve (dëmtimeve) të shëndetit të cilat janë fuqishëm të lidhura me pirjen e duhanit. Këto sëmundje mund të mos paraqiten të gjitha menjëherë megjithatë duhanpirësi është në rrezik që të vuaj nga disa sosh apo nga të gjitha dhe vuajtja e tij rritet me rritjen e moshës së tij.

Pas kësaj, statistikat kanë konstatuar se mosha e duhanpirësve është mesatarisht 10 vjet më pak sesa e njerzve tjerë. Kjo është e mjaftueshme për të ndaluar pirjen e duhanit.
Islami ndalon çdo akt i cili shkakton dëm tek vetvetja apo tek njerëzit tjerë. Allahu thote: ”Mos vritni vetveten, Allahu është vërtetë i mëshirshëm për ju” dhe i dërguari thotë:”Nuk i shkaktohet dëm vetvetes apo të tjerve.
Këmbet e krijesës njerëzore nuk do të lëvizin në ditën e gjykimit nga qëndrimi i tij para Zotit të tij, derisa ai të mos pyetet për 5 gjëra: kohën e jetës së tij, si e ka kaluar ai atë, rininë e tij-si e ka shfrytëzuar ai atë, pasurinë e tij-ku e ka fituar ai dhe si e ka shpenzuar atë dhe si e ka përcjellur ai atë që e ka ditur.

Kushdo qe konsumon helm, duke e mbytur (vrarë) veten me të atëherë ai do të jetë duke konsumuar helmin e tij në zjarr të xhehnemit dhe ai do të qëndrojë atje përherë dhe përjetësisht.

Dëmi në mendje dhe fuqinë e dëshirës

Pirja e duhanit është e dëmshme për mendjen dhe arsyen e njeriut. Demonstrimi i dukshëm i kësaj është se ai që është i “varur” tek kjo kalon nëpër perioda të dëshirës së ashpër duke e bërë të vështirë për të që të mendojë, të koncentrohet, të zgjidh një problem apo të bëjë diçka të rëndësishme derisa ai është duke tymos duhanin. Kur dikush pin duhan, muskujt e tij dobësohen dhe ai kalon nëpër një period të shkurtër të deliriumit e që ia mjegullon mendjen, sistemi digjestiv i tij gjithashtu ndikohet duke i shkaktuar atij nervozizëm të shpeshtë dhe dridhje të duarve. Ai kalon nëpër perioda të ngacmueshmërisë, irritimit dhe insomnisë. Kështu,në vend që rë bëhet rob i Allahut, duhanpirësi bëhet rob i cigares së tij. Ai zhvillon kontroll të dobët të ndjenjës dhe arsyes së tij. Aftësia e arsyes, e pastër dhe e thjeshtë është një një nga dhuntitë e mëdha të Allahut për popullin. Ai e ka lavdëruar atë në një numër të madh të vendeve në Kuran dhe ai e ka ftuar njerëzimin që ta shfrytëzojë atë që ta shoh të vërtetën dhe t’i nënshtrohet atij në një mënyrë më të mirë. Allahu do (pret) nga besimtari që të jetë i fortë dhe në gjendje (i aftë) që ta kontrollojë pushtetin e dëshirave të tij.
Ai ka thënë: “All-llahu dëshiron t’ju pranojë pendimin, e ata që ndjekin dëshirat e epsheve, dëshirojnë që ju të shmangeni në tërësi (nga rruga e drejtë) Nisa: 27

Dëmi për mjedisin
Duhanpirësi emiton helmet e tij në fytyrat e shoqëruesve të tij, gruas, fëmijëve apo mjedisit ku ndodhet. Është vërtetuar mirë se pirja e dorës së dytë është gati aq e rrezikshme sa edhe ajo e dorës së parë, në disa hulumtime ka dalur edhe më e dëmshme kur personat pranë teje kanë ndjeshmëri më të lartë se sa ju ndaj helmeve që përmban duhani. Kështu pra deshëm apo s’deshëm shoqëruesit e duhanpirësit janë të detyruar të inhalojnë tymin dhe të bëhen edhe ata duhanpirës gjithashtu.

Veq kësaj tek helmet të cilat normalisht barten përmes tymit nëse duhanpirësi ka sëmundje ngjitëse siç është tuberkulozi apo gripi, tymi i tij i që del përmes frymënxjerrjes dhe kollitja e bartin sëmundjen tek të tjerët rreth tij. Përpos kësaj, duhanpirësi i irriton njerëzit me erën e keqe dhe natyrën helmuese të duhanpirjes së tij. Nëse ata vuajnë nga astma apo alergji ata detyrohen që të largohen më larg nga prania e tij.

Profeti (says) ka thënë:”Çdo njeri i cili beson në Allahun dhe në ditën e fundit nuk do të lëndonte (dëmton) fqinjin e tij. Kështu duhanpirja shkakton dëm definitivisht tek njerëzit tjerë, kjo është e ndaluar siç qe inicuar në një hadithtë cituar më herët.
Gjithashtu duhanpirësi është sigurisht një shoqërues i keq për tu ulur me të, siç është përshkruar në hadithin vijues:
-Me të vërtetë,shembulli i një shoqëruesi të mirë dhe I një të keqi është sikur ai tregtarit me parfume ai ose do ju dhurojë juve (diç nga parfumi) ose ju do ta bleni (parfumin) nga ai apo së paku do të fitoni një erë të mirë nga ai. Dhe sa për fryerësin e shakullit (farkëtarit) ju ose do të merrni një kutërbim të ndyer nga ai ose do ua djeg rrobat tuaja.

Dëmi në pronë
Duhanpirësi e humb pasurinë e tij në atë që e shkakton dëm dhe nuk ka fitim. Ai do te pyetet rreth pasurisë së tij dhe se si e ka shpenzuar ai atë siç ishte cekur edhe me Hadith më herët. Pasuria e tij i takon Allahut pra si e merr guximin ai që ta humbasë atë në mosbindje ndaj Tij? Allahu thotë (që do te thotë): “Mendjelehtësve (të papjekurve) mos u jepni pasurinë tuaj që All-llahu e bëri për ju mëkamje…”, “Dhe jepi çdo të afërmi të drejtën që i takon, edhe të varfërit, edhe atij në kurbet, po mos shpenzo tepër e pa rrugë.Ata mastrafxhinjtë janë vëllezër (në veprim) të djajve, e djalli është përbuzës i madh i Zotit të Tij. Isra: 26-27

Dhe profeti (alejhi selam) ka thënë: Allahu i urren për ju tri gjëra: përgojimin, kërkimin e lëmoshës dhe humbjen e parasë. Përpos kësaj kemi numër të madh të rasteve të tepihëve të djegur, mobiljeve edhe bile komplet shtëpive dhe ekonominë që kanë rezultuar nga ky ves katastrofik.

Rënia (dekadenca) e moralit
Pirja e duhanit është formë e rënies së moralit. Kjo kryesisht është e zgjeruar nëpërmes të popullit moral të klasës së ulët. Kjo refelekton imitim të verbër të jo-muslimanëve .Më së shumti konsumohet nëpër bare, disko, kazino dhe tjera vende të mëkatit. Duhanpirësi mund të lyp apo të vjedhë nëse ai nuk ka para për të blerë cigare. Ai është me sjellje të sëmurë me miqtë e tij dhe me familjen, veçanërisht atëherë kur i mungon marrja e “dozës”së nevojshme në kohën e zakonshme.

Substancë e keqe
Duhanpirja përfshin konsumimin e substancës së keqe(khabeeth). Ajo ka erë të ndyrë (keqe) shije të keqe dhe është e dëmshme për trupin. Kjo është e mjaftueshme për:ta ndaluar atë sepse Allahu thotë (që dmth): ”(Profeti) … që i urdhëron ata për çdo të mirë dhe i ndalon nga çdo e keqe, u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet, dhe heq nga ata barrën e rëndë të tyre dhe prangat që ishin mbi ta. Pra, ata të cilët e besojnë atë, e nderojnë dhe e ndihmojnë, veprojnë me dritën që iu zbrit me të, të tillët janë të shpëtuarit. A’raf :157.

Përngjasimi i popullit të zjarrit
Duhanpirësi inhalon tym i cili nuk i jep atij ndonjë ushqim (ushqyeshmëri). Kjo është e ngjashme me veprimin e njerzeve të zjarrit të cilët i han drunjtë e dëmshëm e gjemborë. 

Atë Ditë, fytyrat (e të këqinjve) janë të dëshpëruara, me punë të vështira e të rraskapitura, në zjarr të fortë do të digjen, e do të pinë nga burimet e vluara, kur tjetër ushqim për ta nuk do të ketë, përpos therrave, e ky (ushqim), as nuk do t’i shëndoshë as nuk do t’i ngop (nga uria). Gashije: 2-7

Shembull i keq
Duhanpirësi, pa marrë parasysh se a e dëshiron apo jo, paraqet shembull të vetvetes për fëmijet e tij dhe të tjerët që e ndjekin. Ai i udheheq ata që ta bëjnë apo shkaktojnë këtë të keqe. Veprimet nganjëherë kanë ëfekt më të fortë sesa fjalët. Kështuqe, edhe nëse ai i këshillon ata apo ua ndalon që të mos e bëjnë këtë (pirjen e duhanit), pjesmarrja e tij në të i siguron ata me një shfajsim të fortë që ta bëjnë mu atë. Problemi është më i keq është kur duhanpirësi mund të jetë ose të bëhet person nga të respektuarit në familje, në rreth apo në shoqëri, apo të bëhet i njohur apo i ditur. Në rast të këtillë, dëmi i tij bëhet më I theksuar sepse shumë njerëz e marrin atë si shembull apo udheheqës dhe kështu ata udhehiqen nga ai në rrugë te gabuar. Kjo ia shumëzon mëkatet e tij dhe ia zmadhon mëkatet e tij, qoftë nëse ai nuk mbetet shembull për dikë tjetër jashta familjes së tij, e si do të jetë halli nëse ai do të reflekton edhe tek të tjerët jashtë familjes. 

Armiqësimi ndaj njerëzve të mirë
Shumica e njerëzve të mirë i shmangen duhanpirjes dhe qëndrojnë larg nga duhanpirësit. Kësisojit, duhanpirësi do të detyrohet të rri larg nga ata- së paku deri sat ë pin duhan. Ai e vendos vetveten në një mërgim të ndarë, duke krijuar distancë shpirtërore dhe armiqësi në mes tij dhe njerëzve të mirë dhe afrim me ata të këqinjtë. Efekti I kësaj bëhet më evident dhe më akut me kalimin e kohës. Vërehet se kjo zbatohet në menyrë të barabartë te çdo mëkat që e bën njeriu, qoftë ai I madh apo I vogël.

Vetërespekt i ulët
Duhanpirësi e përbuz vetveten sepse ai e ndjen se një cigare e vogël është duke e kontrolluar atë. Duke kuptuar dobësite e tij përpara dëshirave, kjo krijon tek ai ndjenjën e të mundurit (humbësit) perballë vuajtjeve.

Gjykimi i dijetarëve
Prej që duhanpirja është bërë e njohur tek muslimanët,të gjithë dijetarët e mëdhenjë të cilët kanë aftësi të Ixhtihad-it (të marrin vendime në situatat e reja) pajtohen me ndalimin e saj, dispozitën Haram. Kështu, këtu nuk ka vlerësim për opinione të pabazuara, që bien në konflikt me të e të parapara nga të vet-proklamuarit hoxhallarë më të “vegjël”.

Paralajmërimet
Rreth diskutimit të temës për ndalimin e pirjes së duhanit, këtu kemi disa paralajmërime me rëndësi që të përmenden: 1) siç është inicuar më parë, ndalimi i pirjes së duhanit nuk është i kufizuar tek cigaret, por aplikohet gjithashtu tek objektet e tjera që kanë efekte te ngjashme siç janë: cigaret, llullat, llullat e ujit, duhani për përtypje apo për thithje me hundë etj.

2) Arsyet e përmendura më lartë për ndalimin e duhanpirjës zbatohen gjithashtu, edhe më fuqishëm tek llojet e ndryshme të drogave dhe hashish-it si marihuanat. Këto materiale kanë probleme shtesë siç është shkaktimi i dehjes, vdekjes, çmendurisë etj.

3)Ndalimi i pirjës së duhanit nuk është I kufizuar vetëm në konsumimin e tij por aplikohet gjithashtu tek ofrimi të tjerëve, ulja me ata që pinë duhan, apo shitja e tij. E gjithë kjo përfshin ndihmën e njerzve që të mos bëjnë mëkate, gjë që është e ndaluar siç thotë Allahu(e që dmth) “Ndihmojeni njëri-tjetrin në drejtësi dhe devotshmëri dhe mos ndihmoni njëri tjetrin në mëkatime dhe rrugë të këqija. Dhe friksojuni dhe respektojeni fort Allahun; vërtetë, Allahu është i ashpër në dënim “ Maide:2

Trajtimi i sëmundjës së duhanpirjës 

Vetëm pak nga të varurit nga duhanpirja janë në gjendje që të ndërprejnë atë. Arsyet për këtë janë të shumta, në mes të të cilave më sa vijon:
1.Natyra e prirjës së substancave të helmueshme që e përmbajnë.
2.Duhanpirësit nuk janë plotësisht të bindur për ndalimin e tij dhe peshën e madhe të mëkatit. Apo mund të jetë më keq, neglizhenca ndaj Allahut dhe mungesa bindjes dhe frikërespektit ndaj Allahut. 
3.Ata nuk kanë përcaktim (vendosshmëri) të fortë që të përmbahen nga ajo.

Këto janë ca sygjerime (këshilla) të cilat i ndihmojnë personit që të ndërpresë pirjen e duhanit:
1.Mbështetu në Allahun sinçerisht, me plot vendosshmëri që t’i mos t’i kthehesh pirjes së duhanit, në pajtim me urdhërin e Allahut.”Kur të vendosish për diçka, mbështetu te Allahu. Se Allahu me të vërtetë, i don ata që mbështeten tek Ai.” Ali Imran: 159 
2.Ndalo menjëherë, në vend që të deklarosh më “më mirë është që ta bëjë atë gradualisht”, – kjo nuk ka sukses. Afrimi gradual është mënyra e atij i cili nuk i beson përcaktimit të vet dhe forcës së vullnetit që Allahu ia ka dhuruar atij. T’i marrim shembull Sahabët të cilët po sa e pranuan urdhërin e Allahut që kishte të bënte me alkoolin: ”A nuk do të ndalonit atëherë?”Ata menjeherë e derdhën të gjithë alkoolin që kishin dhe thanë “ne e ndaluam o Zoti ynë, ne ndaluam”! Ata e bënë këtë edhe përkundër faktit që alkooli kishte forcë më të madhe vepruese mbi ata që e pinin atë se sa duhani.

3.Shmangu nga shoqëria e keqe e duhanpiësve dhe ambienteve të duhanpirësve të cilat janë plot me ërë të tymit.
4.Ndryshoje dietën e të ushqyerit nga ushqimet dhe pijet që do të joshin apo (tërheqin) dëshirën e madhe për të pirë duhan, erëzat, mishi, çajrat dhe kafja; dhe duke ngrënë me shumicë pemë e perime.
5.Përdor procedurat të caktuara dhe të testuara në mënyrë medicinale që të ndihmosh ndërprerjen e duhanpirjes, siç është udhezuar nga mjekët, siç janë copëzat e nikotinës, sakëza nicotine etj
6.Përjashto përshpëritjet sekrete Së shejtanit i cili vazhdimisht iu dikton krijesave njerëzore se robi në fjalë është i ligë dhe i paaftë për t’ju larguar mëkateve, siç e thotë Allahu (që dmth): ”Vetëm djalli i frikëson miqët e vet (për të mos shkuar në luftë). Ju mos iu frikoni atyre! Por frikohuni prej Meje, nëse jeni besimtarë!. Ali Imran: 175 dhe “Ata që besojnë, luftojnë në rrugën e Allahut; kurse ata që nuk besojnë – luftojnë në rrugën e djallit. Luftoni kundër miqve të djallit! Sepse me të vërtetë, dinakëria e djallit është e ligët.” Maide: 76

30.04.2008

Nga Muhammad Al-Jibaly
Përktheu dhe përshtati: Emrush Helshani

Kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit