4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Piratët e ISIS sulmojnë televizionin francez TV5 Monde

Më të lexuarat

Kanali televiziv ndërkombëtar “TV5 Monde” ka qenë pjesë e sulmeve kibernetike nga persona të cilët theksojnë se operojnë në emër të ISIS.

Piratët e DAESH sulmojnë televizionin francez TV5 Monde

Kanali është sulmuar në mesnatë dhe ka qenë i detyruar të ndërpresë transmetimin e tij deri në orët e para të mëngjesit, ku gjithashtu theksohet se akoma në programet e transmetimit të kanalit përjetohen herë herë ndërprerje.

Ndërsa në faqen e internetit të kanalit televiziv e cila ka qenë në shënjestër të sulmeve janë shfaqur propagandë dhe kërkesat e ISIS, të cilët dhe kanë marrë përsipër sulmin. Agresorët gjithashtu kanë sulmuar edhe llogaritë e rrjeteve sociale të kanalit televiziv.

Kryeministri francez Manuel Valls, në një deklaratë që ka bërë në llogarinë e tij në Twiter, e ka cilësuar sulmin si të “papranueshëm në aspektin e dhënies dhe marrjes së informacionit (lajmeve)”.

Piratët e DAESH sulmojnë televizionin francez TV5 Monde

Ndërsa Ministri i Brendshëm Bernard Cazeneuve, Ministri i Kulturës Fleur Pellerin dhe Ministri i jashtëm Laurent Fabius kanë shkruar në selinë e televizionit dhe kanë marrë informacion nga drejtuesit e kanalit.

Cazeneuve në një deklaratë për median tha se në lidhje me sulmin kibernetik është nisur një hetim dhe se organet kompetente janë angazhuar për të gjetur autorët e sulmit.

Ndërsa ministri i Kulturës Fleur Pellerin njoftoi se do të kryejë një bisedë me drejtuesit e medias në lidhje me çështjen.

Piratët e DAESH sulmojnë televizionin francez TV5 Monde

Media franceze ka theksuar se më parë asnjë institucion i mediave nuk ka qenë objektiv i sulmeve kibernetike të kësaj përmase.

Kanali TV5 Monde bën transmetime në afërsisht 200 shtete të botës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit