12.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Piramida e dashurisë

Më të lexuarat

Hyrje

 

Disa dijetarë dashurinë e kanë krahasuar me piramidën, e cila në bazë është e gjërë, kurse aq sa ma shuëm ngritet aq ma shumë zvogëlohet dhe pakësohet, saqë në fund, në majë, mbetet vetëm një, e ajo është dashuria ndaj Atij që është Një i Vetëm, [subhanehu ve teala].

Pra është hierarki piramidale, është lloj ingjinerik, ku baza është më e gjërë dhe duke u ngritur në mënyrë shkallëzore në majë mbetet vetëm një pikë, kurse gurët ose tullat mbështeten në njëra tjetrën, duke krijuar forcë, përkrahje dhe ndërlidhje.

Pra nga forma i ngjan kodrës, në bazë e gjërë, kurse shkëmbët, e gurët e dheu vijnë njëra mbi tjetrën dhe ngushtohen në mënyrë shkallëzore derisa të arrijë në kulm.

Shikimi i tyre në fund është me dimenzion të kufizuar të shikimit, kurse aq sa ma shumë ngritemi aq ma shumë hapësirë shohim, kurse pamjet shihen më të mira dhe më tërheqëse, e kjo reflektohet në shpirtin tonë duke krijuar rehati, lumturi dhe gëzim.

Ndërtimi piramidal është ndërtimi më i fuqishëm dhe më i paluhatshëm.

Në natyrë asnjë element nuk është i thellosur në tokë siç janë kodrat. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

(والجبالَ أرساها) [النازعات32]

“Kurse kodrat ia përforcoi”. (En-Naziat: 32).

(وألقى في الأرض رواسي أن تميد بكم) [النحل15]

“Dhe Ai vuri kodra (të forta) në tokë, ashtu që ajo të mos lëkundet me ju,…”. (En-Nahl: 15).

“të forta” domethënë të thelluara në tokë.

اdo gjë që është në gjithësi i është nënshtruar njeriut, saqë edhe objektet e vdekura, andaj mos u habit nga hadithi i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:

[أُحد جبل يحبنا ونحبه] رواه البخاري ومسلم .

“Uhudi është kodëra e cila na do dhe e dojmë”. (Buhariu dhe Muslimi).

Kështu është edhe me kafshët dhe bimët. Të gjitha këto i kryejnë detyrat e tyre për të cilat janë krijuar, sipas caktimit dhe rregullimit Hyjnor. I bekuar qoftë All-llahu, Krijuesi më i Mirë.

Krejt kjo është e ndërlidhur me gjithësinë, kurse njeriu në veçanti është i ndërlidhur me rregullin e dashurisë, si në fillim ashtu edhe në fund.

Ajo që ngrënet, në therrjen e tij kërkohet butësi, siç thotë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:

[وليُحِدَّ أحدكم شفرتَه فلْيُرِح ذبيحته]رواه مسلم .

“Le ta sprehë thikën dhe le ta rehaton kurbanin”. (Muslimi).

Ashtu siç ka ndaluar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] të miret në shënjestër krijesat e gjalla, duke treguar se:

[أن امرأة دخلت النار في هرة حبستها، فلا هي أطعمتها ولا هي تركتها تأكل من خَشاش الأرض] .

“Një grua ka hyrë në xhehenem për shkak të një mace, as nuk e ka ushqyer e as që e ka lënë të hanë vet nga ushqimet e tokës”. (Buhariu).

Nuk është larg nesh tregimi i asaj gruaje lavire, të cilën e kishte kapluar etja dhe gjeti një pus, pasiqë piu ujë e vërejti një qen, i cili hange rërën ga etja. U kthye në pus, e mbushi këpucën e vet me ujë dhe ia dha qenit. Kjo ishte shkak që All-llahu ia fali mëketet. (Muslimi).

Ky tregim nuk është larg nesh e as i panjohur për ne!

Në fund të këtij hadithi Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha:

[في كلِّ كبدٍ رَطْبةٍ أجر] .

“Përkujdesi për çdo kafshë që ka mëlqi është sadaka”.

Pra butësia dhe mëshira, në të gjitha këto që i përmendëm, burojnë nga depoja e dashurisë dhe nga flakërimi dhe ndriçimi i sajë.

Pastaj i dashuruari ngritet një shkall më lartë, në një shkallë të re, që të sillet ashtu me mbarë njerëzimin…me shpirt të pastër, të dashuruar dhe të afruar.

Të vërtetën e thotë All-llahu kur thotë:

(وما أرسلناك إلا رحمة للعالمين)[الأنبياء107]

“E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat”. (El-Enbija: 107).

Ky Pejgamber, i cili i urdhëronte komandantët e tij që mos të vrasin fëmijë, plak të moshuar, ose grua…

Ky Pejgamber, [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], thoshte:

[ من قتل ذمياً لم يَرَح رائحة الجنة ]

“Kush e vret dhimiun (jobesimtarin që jeton nën ëmbrellën e shteti Islam), nuk do të shijon erën e xhennetit”. (Buhariu).

Pastaj ngritet njeriu në dashurinë ndaj rrethit të tij të ngushtë familjar, kurse kjo është një temë e gjërë, do të mundohemi të harmonizojmë mes kësaj teme dhe domosdoshmërisë së temës aq sa kemi mundësi.

 

Raportet bashkëshortore në kufinjtë e dashurisë

 

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

( ومن آياته أنْ خلقَ لكم من أنفُسكم أزواجاً لتسكنوا إليها وجعلَ بينكم مودةً ورحمة )[الروم21]

“Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë”. (Er-Rum: 21).

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i ka këshilluar muslimanët që të sjellen mirë me gratë e tyre:

[ خيركم خيركم لأهله وأنا خيركم لأهلي ] رواه الترمذي وابن ماجه .

“Më i miri prej jush është ai që është më i mirë ndaj familjes së vet (gruas), kurse unë jam më i miri ndaj familjes (gruasë) sime”. (hadithi është i vërtetë, transmeton Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe të tjerë).

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka këshilluar edhe gratë që të kujdesen ndaj burrave, ti respektojnë duke thënë:

[ خير ما يكنز المرء المرأة الصالحة إذا نظر إليها سرته وإذا أمرها أطاعته وإذا غاب عنها حفظته ] رواه أبو داود وغيره .

“Thesari më i mirë i nje njeriut është gruaja e mirë: kur ta shikon e gëzon, kur e urdhëron e respketon dhe kur të mungon ia runë emanetin”. (hadithi është sahih, transmeton Ebu Davud dhe të tjerët).

Kjo që përmendëm është kuptimi i realitetit të përhershëm të pandryshueshëm, i cili duhet të jetë i pranishmë mes dy palëve që të jetë jeta e tyre në formën më të plotë dhe me të shkëlqyeshme.

 

Bashkëshortët dhe fëmijët në kufinjtë e dashurisë

 

Ngritet muslimani edhe një shkallë në dashuri, kur All-llahu i dhuron frytin e martesës, e dhuron fëmijë dhe ngriten degët e kopshtit të tij lart në qiell dhe thellohet lartë në gjithësi.

Shtohet dashuria te prindërit, në shenjë të përkujdesit, dhënies dhe dhimbsurisë, kurse zemrat e tyre edhe ma shumë bashkohen dhe unifikohen, shkrihen në atmosferën e shndërrimit të ri, e cila të bën të mendosh se është një kriejsë tjetër…ku zemra e tij është dashuri …qenia dhimbsuri…shpirti i tij krej mëshirë…kurse gjymtyrët plot butësi.

Ky vetmohim në ofrim në aspektin e rregullimit dhe edukimit, është misioni i etërsisë dhe mëmësisë, e cila ushqehet me dashuri, me të gjitha veçoritë e saja, derisa të forcohet kjo foshnjë dhe të mer rrugën në udhëtimin e jetës. Mirëpo është mision i cili nuk ka fund, asgjë nuk e pengon nga udhëtimi drejt synimit të vet…

Përballë kësaj roli i dashurisë doemos duhet të plotësohet dhe në fund të kthehet në fillimin e saj. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

(وقضى ربك ألا تعبدوا إلا أياهُ وبالوالدين إحساناً إما يبلغنَّ عندك الكِبَر أحدُهما أو كلاهما فلا تقل لهما أُفٍّ ولا تنهرهما وقل لهما قولاً كريماً * واخفض لهما جناح الذل من الرحمة وقل رب ارحمهما كما ربياني صغيراً ) (الإسراء 23-24) .

“Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of – oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta respektuese). Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: “Zoti im! mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël”. (El-Isra: 23-24).

Vëlla i dashur!

Shpresoj që së bashku me mua të vërejmë me precizitet fillimin e ajetit: “Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij…”. Pra, adhurimi ndaj All-llahut që është i Vetëm, është dashuri e pastër…kulmi dhe lartësia më e madhe. Pastaj përmendi: “që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve”. Bamirësia ndaj prindërve është një gllënkë e vogël nga deti i dashurisë, i cili jep me bollëk…

Pastaj All-llahu sqaroi detajisht mënyrën e bamirësisë nda prindërve, me fjalë dhe me vepra, me fjalë të mira dhe me sjellje të butë.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

[أمك أمك أمك … ثمّ أبوك ] رواه البخاري ومسلم .

“Kujdesu për nënën tëndë, për nënën tënde, për nënën tënde”. (Buhariu dhe Muslimi).

Dhe tha:

[ أنت ومالُك لأبيك] رواه أبو داود وابن ماجه وأحمد بألفاظ متقاربة .

“Ti dhe pasuria yte jeni të babait tënd”. (hadithi është hasen, transmeton Ebu Davud dhe të tjerët).

Do të na zgjerohej tema nëse ndalemi që në mënyrë detale i sqarojmë rregullat dhe principet mbi të cilat ngritet raporti mes këtyre dy palëve, mes prindërve dhe fëmijëve dhe të drejtat e secilit ndaj tjetrit.

Majftohemi të themi se dashuria, vetëm dashuria, është baza kryesore, kurse ndenjat tjera burojnë nga ajo dhe nëpërmjet saj formulohen.

 

Farefisi dhe dashuria

 

Kjo është një shkallë tjetër, ose edhe një shtresë më lartë…

Farefisi janë të afërmit e njeriut dhe gruas së tij, nëse dëshiron thuaj ata janë familja e madhe e tij…në arabisht farefis domethënë “Dhu rahem”, e cila buron nga mëshira “er-rahme”, kjo automatikisht përmban dashuri dhe dhimbsuri. Krejt kjo kthehet në “Er-Rahmanur-Rahim”.

Në hadith kudsi qëndron se All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

( ألا ترضين أن أصل من وصلك وأقطع من قطعك) رواه البخاري ومسلم .

“A nuk dëshiron ta ngjes ( me mëshirën) Time, atë që të ngjet ty, përkujedest për ty dhe ta ndërpresë nga Unë, ate që të ndërpret ty”. (Buhariu dhe Muslimi).

E mos të flasim për ajetet që flasin rreth kësaj teme. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

(وأولو الأرحام بعضهم أولى ببعض في كتاب الله)[الأنفال75] .

“…farefisi ka më përparësi ndaj njëri-tjetrit (se sa ensarët e muhaxhirinët) sipas Librit të All-llahut…”. (El-Enfal: 75).

 

Shoqëria islame në njësin e dashurisë

 

Vazhdon në ngritjen piramidale derisa ta kaplon edhe shoqërinë islame. اka thotë All-llahu [subhanehu ve teala] në llojin e raportit, i cili duhet ti gjykojë individët? Cilat janë lidhjet që i ndërlidhin mes vehte që të jenë një njësi e pandarë?

( إن هذه أمتكم أمةً واحدة)[الأنبياء92].

“Kjo fé është e juaja dhe është e vetmja fé (e shpallur),…”. (El-Enbija: 92).

(محمدٌ رسولُ الله والذين معه أشداء على الكفار رُحماء بينهم تراهم ركّعاً سجّداً يبتغون فضلاً من الله ورضواناً سيماهم في وجوههم من أثر السجود ذلك مَثَلُهم في التوراة ومثلهم في الإنجيل كزرع أخرج شطأهُ فآزره فاستغلظ فاستوى على سوقه . يُعجب الزراع ليغيظ بهم الكفار وعد الله الذين آمنوا وعملوا الصالحات منهم مغفرة وأجراً عظيماً)[الفتح29] .

“Muhammedi është i dërguar i All-llahut, e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet vete, ti i sheh kah përulen (në rukuë), duke rënë me fytyrë në tokë (në sexhde), e kërkojnë pre All-llahut që të ketë mëshir dhe kënaqësinë e Tij ndaj tyre. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmës së sexhdes. Përshkrimi i cilësive të tyre është në Tevrat dhe po ky përshkrim është edhe në Inxhil. Ata janë si një farë e mbjellë ku mbin filizi i vet, e ai trashet, përforcohet dhe qëndron në trungun e vet, ajo e mahnit mbjellësin. (All-llahu i shumoi). Për t’ua shtuar me ta mllefin jobesimtarëve. All-llahu atyre që besuan dhe bënë vepra të mira u premtoi falje të mëkateve dhe shpërblim të madh”. (El-Fet’h: 29).

(إنما المؤمنون إخوة)[الحجرات10].

“S’ka dyshim se besimtarët janë vëllezër,…” . (El-Huxhurat: 10).

Ska nevojë që të komentojmë, sepse brendia e ajeteve të All-llahut është aq e qartë saqë na bënë të paaftë që të flasim, kurse shprehjet tona i pengon në sqarim.

اka thotë Pejgamberi fisnik, [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ?

[المسلم أخو المسلم لا يظلمه ولا يُسلمه] رواه البخاري ومسلم .

“Muslimani është vëlla i muslimanit, nuk i bënë padrejtësi dhe nuk e dorëzon”. (Buhariu dhe Muslimi).

[الدين النصيحة… لله ولكتابه ولرسوله و لأئمة المسلمين وعامتهم] رواه البخاري ومسلم .

“Feja është këshillë: për All-llahun, Librin e Tij, për Pejgamberin e Tij, për parinë e muslimanëve dhe për mbarë muslimanët”. (Buhariu dhe Muslimi).

[لا تؤمنوا حتى تحابُّوا ] رواه مسلم .

“Nuk do të besoni derisa nuk duheni…” (Muslimi).

Dhe shumë hadithe tjera.

Pra, dashuria, vëlla i dashur, siç shihet nga ajetet dhe hadithet është baza e fortë mbi të cilën ngritet shoqëria islame, bile është fortifikata e re e cila e ngritë dhe lartëson muslimanin, i cili posedon dashuri.

 

Dashuria ndaj të zgjedhurve dhe shembëlltyrës

 

Mblidhet hapësira e kohës për çdo musliman që posedon dashuri, domethënë pika ku gjindet, që të ngritet në këtë ndërtesë piramidale.

Ngritet te të zgjedhurit dhe ata që janë shembëlltyrë, te sahabet e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], shenja të udhëzimit, simbole të devotshmërisë, të cilët kanë luftuar për hirë të All-llahut me luftë të vërtetë dhe të cilët kanë qenë shtylla kryesore, mbi të cilën është ngritur kjo godinë e Islamit.

Ata janë të udhëzuarit dhe me udhëzimin e tyre duhet ta kemi shembëlltyrë dhe në dashurinë ndaj tyre të vazhdojmë udhëtimin tonë. Njerëz për të cilët Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

[ لا تسبوا أصحابي ، فلو أن أحدكم أنفق مثل أُحُد ذهباً ما بلغ مُدًّ أحدهم ولا نصيفه ] رواه البخاري ومسلم

“Mos i ofendoni shokët e mi, sepse poqëse ndonjëri prej jush jep sadaka ari sa uhudi, nuk do të arrijë grushtin ose gjysmën e grushtit që kanë dhënë ata”. (Buhariu dhe Muslimi).

[وأصحابي أَمَنَة لأمتي فإذا ذهب أصحابي أتى أمتي ما يوعدون] رواه مسلم بنحوه

“Sahabet e mi janë sigurim për ummetin tim, e kur të shkojnë ata, i vjen ummetit tim ajo që u është premtuar”. (Muslimi).

Ebu Bekr es-Siddiku, Omer el-Fariku, Othman Dhun-Nurejni, djaloshi i Islamit dhe trimi, Ali, zotëriu i shehidave, Hamza, Ebu Ubejdeja, Halid ibn Velidi, etj, All-llahu qoftë i kënaur prej tyre.

Kjo dashuri ndaj tyre nuk është dashuri sufistike, ndaj të cilës kalojmë shurdhmemec, që i prek vetëm emocionet dhe shkakton lotim të syve, por dashuri e cila është përkthim i gjallë dje praktik, i realt dhe aktiv, që ndërlidh emocionet me mendjen dhe vullnetin…

Sepse dashuria është realitet e jo imagjinacion, vepër e jo iluzion.

 

Dashuria ndaj Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]

 

I afrohet muslimani kulmit, aq shumë i afrohet sa nuk mbetet mes tyre as sa dy kutë ndoshta edhe ma pak, ngritet në këtë godinë saqë arrinë para kulmit dhe fillon përgaditjet e fundit për orientim të sinqertë me dashuri, e zgjon zemrën, dëgjimin dhe shikimin, çdo pjesë të trupit të tij, drejt Pejgamberit madhështor, [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].

(لقد جاءكم رسول من أنفسكم عزيز عليه ما عَنِتُّم حريص عليكم بالمؤمنين رؤوف رحيم)[التوبة128].

“Juve ju erdhi i dërguar nga lloji juaj, atij i vie rëndë për vuajtjet tuaja, sepse është lakmues i rrugës së drejtë për ju, është i ndijshëm dhe i mëshirshëm për besimtarët”. (Et-Teube: 128).

(وإنك لعلى خُلق عظيم)[القلم4].

“Vërtet, ti je në një shkallë të lartë morali!”. )El-Kalem: 4).

(محمد رسول الله)[الفتح29].

“Muhammedi është i dërguar i All-llahut,…”. (El-Fet’h: 29).

(وخاتم النبيين…)[الأحزاب40]

“… por ai ishte i dërguari i All-llahut dhe vulë e të gjithë pejgamberëve,…”. (El-Ahzab: 40).

( ليغفر لك الله ما تقدم من ذنبك وما تأخر ويُتم نعمته عليك ويهديَك صراطاً مستقيماً، * وينصرَك الله نصراً عزيزاً)[الفتح2-3].

“Ashtu që All-llahu (pas fitores) të liroi ty prej mëkateve (që t’i mbathën) të mëparshme dhe prej atyre të mëvonshme (kur njerëzit do të pranojnë fenë islame dhe nuk do të jenë më mëkatarë) dhe ashtu të plotëson mirësinë e Vet ndaj teje në rrugën e drejtë. Dhe që All-llahu të ndihmon ty me një ndihmë të fortë”. (El-Fet’h: 2-3).

E shumë ajete tjera që gjinden në Kur’anin famëlartë.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

[ لا يؤمن أحدكم حتى أكون أحب إليه من نفسه التي بين جنبيه ] (رواه أحمد).

“Nuk beson askush prej jush deri sa nuk jam unë më i dashur te ai se shpirti i vet që e ka në gjoksin e vet”. (hadithi është sahih, transmeton Ahmedi).

Më kujtohet rasti i atij sahabiut, cili nuk ka mundur të duron ndarjen prej Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe çdo herë që ndonjë punë e jetës e largonte nga Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], shpirti i mallëzohej për Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe nxitonte ta takonte Pejgamberin [alejhis-selam].

Kurse Mus’ab ibn Umejri [radijall-llahu anhu] mungoi nga nëna e vet një kohë të gjatë. Kishte shkuar me mison në Medinë. Kur u kthye në Mekkë dhe i erdhi pasiqë u takua me Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Ajo e priti me këto fjalë: ti je djalosh që sillesh keq ndaj prindërve tu dhe filloi ta qortoi se nuk kujdest ndajsaj. Kurse ky ia ktheu: nuk do të takkohja askend para se ta takoja Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]..

Këto shembuj, pa dyshim, tregojnë vërtetësinë e dashurisë dhe realitetin e sajë.

Kur tham se nuk dëshirojmë që dashuria jonë ndaj sahabeve të jetë dashuri sufistike, ose këngë që e kënaq veshin, pa përkthim të gjallë dhe praktik, të njejtën e themi edhe për dashurinë tonë ndaj Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Që të jetë ndërlidhje e fuqishme dhe e fortë historike mes kohëve. Që ndërtimi piramidal të jetë sa ma i ndërlidhur mes vehte, sa ma i fuqishëm, sa ma i lartë dhe i përhershëm.

Në fund, Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në një tërheqje të vëmendjes, në përputhje me misionin e shpalljes se amëshuar, na orienton drejt të vërtetës së të vërtetave të dashurisë, deri te e vërteta absolute, deri te pastrimi i tevhidit, deri te dashuria ndaj All-llahut. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

[ لا يؤمن أحدكم حتى أكون أحب إليه من والده وولده والناس أجمعين ] رواه البخاري .

“Askush prej jush nuk është besimtar derisa nuk jam më i dashur për te se sa prindi, fëmijët dhe mbarë njerëzimi”. (Buhariu).

Dashuria ndaj shpalljes, është dashuri ndaj All-llahut…respekt, adhurim dhe nënshtrim.

 

Dashuria ndaj All-llahut

 

Arriti besimtari i sinqertë në kulmin e piramidës, shkrihet në dashurinë e tij ndaj All-llahut. Në këtë gradë, çdo lëvizje dhe pushim, çdo shushuritje dhe shikim, flet për dashurinë ndaj All-llahut, dashuri e cila e nxitë në aktivitet, vepër dhë punë, luftë dhe sakrificë.

Me ekzistencën sillet në bazë të dashurisë, në përputhje me kanunin e dashurisë, i cili e rrethekon këtë gjihtësi. Pastaj Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ngjallë në zemrat tonë atë që ka flejtur dhe është hutuar, i zgjon disa rregulla të logjikës dhe kauzalitetit, ajo që e zbret nga lartësiarat e mallëzimit në thellësirat e tokës, depërtojnë në te kërkesat e dunjasë dhe nuk e lënë të fluturojë në qiell.

E publikon këtë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe nxitë në këtë që mos të mbetet dashuria ndaj All-llahut fjalë e thatë, boshe dhe pa vërtetësi:

( قل إن كنتم تحبون الله فاتبعوني يحببكم الله )[آل عمران31] .

“Thuaj: Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu të ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë”. (Ali Imran: 31).

Dashuria e robërve ndaj All-llahut shkakton dashurinë e All-llahut ndaj tyre. Kështu që i tërë raporti jonë në ekzistencë me All-llahu është me dashuri, vetëm me dashuri.

 

Konsulto:

“El-Hubbu vel-Xhins”, Muhammed Ali Kutub

“Ed-da ved-deva’, Imam Ibn Kajjim el-Xhevzije

zgjodhi dhe shqipëroi: Bekir Halimi,

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit