Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique shpreson se do të takohet me rivalët e përbetuar të Realit në finalen e Ligës së Kampionëve, shkruan AS.
Barcelona kaloi Bayernin në gjysmëfinale dhe tani po pret ndeshjen e sotme mes Realit e Juventusit për të kuptuar kundërshtarin në finale.
“Do të ishte shumë emocionuese një finale ndaj rivalit të përbetuar në Ligën e Kampionëve”.
“Do të ishte historike. Tripleta do të ishte edhe më e bukur. Por e dimë se gjithçka mund të ndryshojë në çdo moment”, theksoi Pique.