5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

PIPS: Gjendja në UP, e pashpresë

Më të lexuarat

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) ka organizuar tryezën për sfidat e Arsimit të Lartë në Kosovë: Rasti i Universitetit të Prishtinës. Pothuajse të gjithë të pranishmit, përfshirë Rektori i sapozgjedhur, Ibrahim Gashi e përfaqësues të ministrisë, gazetarë e ekspertë, janë pajtuar për gjendjen e vështirë që kalon UP-ja, por duke shprehur zotimin për t’i tejkaluar ngecjet.

Drejtoresha e PIPS-it, Leonora Kryeziu ka folur për rëndësinë e temës dhe arsyet e angazhimit të organizatës në këtë fushë. Sipas saj, me këtë aktivitet synohet të ngritet vetëdija e të gjithë strukturave të shoqërisë për gjendjen ku ndodhet Arsimi, cfarë cilësie ofrohet dhe ku qëndron UP-ja.

“Nuk ka qenë e rastësishme përzgjedhja e temës. Është një shqetësim i të gjithëve, i studentëve, mësimdhënësve, prindërve të studentëve të ardhshëm, dhe tek e fundit i taksapaguesve. Nuk është ideja që t’i ritheksojmë ngecjet, por si të ecim përpara”, ka thënë Kryeziu, thueht në një komunikatë të PIPS.

Rektori i sapozgjedhur, Ibrahim Gashi ka folur për ambiciet e tij gjatë mandatit të ardhshëm, duke thënë se do të mundohet ta vendos si prioritet rritjen e cilësisë së arsimit. Ai ka thënë se fillimisht UP-së i duhet rikthimi i besimit të shoqërisë ndaj këtij institucioni në mënyrë që të ecet më tutje. “Për të ecur tutje, UP-së i duhet edhe mbështetje institucionale e gjithanshme”, ka thënë Gashi.

Në këtë tryezë është publikuar edhe një analizë e PIPS-it, “Universiteti i Prishtinës: prej provimit në provim”, i cili flet për ndërhyrjet politike në UP, politizimin e Universitetit, të gjeturat e auditimit dhe agjencisë së akreditimit, duke ofruar rekomandimet si të ecet tutje.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit