2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Piper i zi përmirëson tretjen, shëron ftohjen dhe kollitjen dhe ndihmon në humbjen e peshës

Më të lexuarat

Në kërkim të bimëve dhe erëzave të ndryshme shëruese, nuk duhet ta harrojmë piperin e zi të cilin duhet ta përdorim çdo ditë në ushqimin për shëndetin e të gjithë trupit, dhe më së shumti stomakut, zorrëve dhe lukthit.

Në botë ekzistojnë më shumë se dy mijë lloje të piperit, por më të njohurit janë piperi i zi, i bardhë, i gjelbër dhe i kuq. Sipas mendimit të një praktikuesi të mjekësisë alternative, piperi i zi ka më së shumti veti shëruese dhe ai fitohet thjesht duke e tharë piperin e gjelbër në diell. Kjo erëz vjen nga India, ndërsa në Greqi është përdorur për vite me radhë si valutë, ose mall për shkëmbim. Pasuria gjatë Perandorisë Romake matej me stokun e piperit.

Piperi i zi është një burim i shkëlqyer i manganit, hekurit dhe vitaminës K. Njihet se e stimulon oreksin, e përmirëson tretjen, i eliminon bakteret në lukth dhe ka efekt pozitiv në shëndetin e zorrëve. Është i shkëlqyer për parandalimin e distensionit të stomakut dhe formimit të gazrave. Përveç kësaj, piperi i zi e stimulon tretjen e acidit klorhidrik në lukth, i cili nevojitet për tretjen e proteinave dhe përbërësve të tjerë të ushqimit.

Piperi e inkurajon djersitjen dhe tajitjen e urinës. Personat të cilët luftojnë me peshën e tepërt duhet të hanë piper të zi më shpesh, sepse ai e përshpejton metabolizmin dhe djegien e kalorive.

Kur jeni të ftohur, një pije e shkëlqyeshme është piperi i zi i kombinuar me verë të zezë të zier. Nëse bëni çaj nga kjo erëz me disa bimë mjekuese, do të fitoni një ilaç natyral për kollën.

Me ndihmën e piperit të zi mund ta zvogëloni nivelin e kolesterolit në gjak dhe kështu ta zvogëloni rrezikun prej sëmundjeve të zemrës. Piperi gjithashtu mund të ndihmojë në shmangien e sëmundjeve kardiovaskulare dhe problemeve të mëlçisë.

Piper i zi përdoret shpesh në preparate kozmetike pasi që është i shkëlqyer në eliminimin e zbokthit. Atë gjithashtu mund ta përdorni si piling për ta reduktuar celulitin në lëkurë. Nëse disa herë në javë e shpëlani gojën me pak ujë, kripë dhe piper, do t’i parandaloni sëmundjet e mishit të dhëmbëve dhe dhimbjet e dhëmbëve.

Ekzistojnë shumë efekte mjekësore të piperit të zi, ndërsa nëse doni ta konsumoni këtë erëz, më së miri është ta blini atë në kokrra dhe ta bluani në shtëpi, sepse kështu do ta ruani shijen e vërtetë. Piperin mbajeni gjithmonë në një vend të mbyllur, të errët dhe të thatë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit