-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Pini ujë në mëngjes, që të jeni të shëndetshëm

Më të lexuarat

Një gotë ujë në mëngjes është zgjidhja që të mban gjithmonë në formë. Këtë e pohojnë të gjithë ekspertët, që kanë shpjeguar se çfarë i shkakton uji trupit tonë.

Hidraton qelizat

Pas një nate pushimi zgjoheni të dehidratuar. Kështu që pirja e ujit në mëngjes është e rëndësishme, sepse shpejtësia, me të cilën prodhohen qelizat muskulore, rritet. Një trup i hidratuar lejon një rrjedhje të shëndetshme të oksigjenit, duke ju lejuar që të qëndroni vigjilentë dhe plot energji.

Largon toksinat

Nëse pini ujë që në mëngjes, do t’ju pastrojë nga toksinat dhe nga papastërtitë. Uji në veçanti pastron zorrën e trashë, duke i lejuar kështu thithjen e duhur të ushqyesve. Shtimi i limonit në ujë rrit normën e urinimit, duke maksimizuar funksionin enzimatik dhe stimulon mëlçinë për t’u detoksifikuar.

Ju ndihmon që të dobësoheni

Pirja e ujit me barkun bosh në mëngjes rrit metabolizmin. Hulumtimet e fundit kanë treguar se një rritje e konsumit të ujit çon në një rritje të shpejtësisë së djegieve të kalorive, do të ndiheni të ngopur dhe jo të uritur.

Parandalon sëmundjet

Sëmurja e shpeshtë mund të varet edhe nga fakti se nuk pini mjaftueshëm ujë. Uji luan një rol vendimtar në ruajtjen e një sistemi të shëndoshë limfatik. Kur ky sistem është në ekuilibër, trupi mund të luftojë infeksionet në mënyrën e duhur.

Pastron lëkurën

Pirja e ujit që në orët e para të mëngjesit ndihmon për të pastruar lëkurën. Shumë argumentojnë se hidratimi adekuat bën që lëkura të ketë ngjyrë më të mirë.

Mbron zemrën

Një studim i publikuar disa vite më parë kishte treguar se njerëzit të cilët pinin së paku pesë gota uji në ditë, pas zgjimit, kishin 41% më pak të ngjarë të vuanin nga një atak në zemër sesa ata që pinin më pak se 2 gota. /albeu/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit