1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ping-pong të vdekurish në një krizë pandemike

Më të lexuarat

Nga Ergys Mërtiri 

Paniku shoqëror i prodhuar për shkak të bombardimit mediatik me imazhin e vdekjes që na qendron përreth, servirur me pamje arkivolësh, spitalesh të tejmbushura dhe shifrash abuzive viktimash, ka një efekt shkatërrues për arsyen. Tuma njerëzish, përfshi këtu gazetarë e intelektualë, reagojnë me histeri sapo ti përpiqesh të bësh një analizë të thjeshtë të situatës, për të treguar që nuk ka asgjë për tu tmerruar në këtë histori. Duke të akuzuar menjëherë si mendjemadh, i papërgjegjshëm, gjitholog, madje edhe vrasës, ata janë gati të zbarzin batare kundër gjithkujt që vendos arsyen para frikës. Instikti i vetëmbrojtjes e tejkalon arsyen dhe prodhon vetëm gjendje psikologjike të një njeriu në alarm, i cili mendon vetëm për mbijetesë.

Megjithatë, arsyeja është i vetmi instrument për të vrarë frikën, që është në të vërtetë, kërcënimi më serioz në situatën ku ndodhemi. Prandaj ia vlen të hedhim një vështrim mbi shifrat që na serviren si fakte të kataklizmës.

Gjëja e parë që përdoret si argument nga ata që mbrojnë pikëpamjen se jemi vërtetë në një luftë të tmerrshme, është fakti se, sipas tyre, e gjithë bota sot është e mbërthyer nga kjo frikë dhe kudo janë marrë masa drastike. Në fakt, kjo nuk është e vërtetë. Nuk është e gjithë bota e mbërthyer nga frika, ndonëse ka një histeri globale pandemike në këtë histori. Megjithatë askund, përveç dy a tre vendeve, siç është Italia (por edhe aty, masat nuk janë njësoj për të gjithë vendin), nuk janë marrë masa kaq drastike sa në Shqipëri.

Në shumicën e vendeve, qytetarët udhëzohen të qendrojnë brenda, por nuk detyrohen me dhunë ta bëjnë këtë, si në Shqipëri, ku, me akt normativ, ndalohet të dalësh nga shtëpia edhe për nevoja jetësore, pa marrë leje nga policia, nëpërmjet një programi që në shumicën e kohës nuk punon. Dyqanet nuk janë mbyllur askund me orare si tek ne. Madje përkundrazi, në vende si Gjermania, Holanda, Anglia, Austria, Zvicera etj, njerëzit dalin normalisht edhe nëpër parqe, duke respektuar, pa dyshim, distancat. Nuk po flasim këtu për vende si, psh. Suedia, ku jeta vazhdon e lirë, me bindjen se sëmundja nuk luftohet me izolim, ndonëse çuditërisht, nuk po shohim ende “male të vdekurish”, siç shprehet Kryeministri ynë.

Po kështu, ka me dhjetra mjekë epidemiologë nëpër botë të cilët pohojnë se kjo sëmundje nuk ka asgjë për tu alarmuar dhe se mënyra sesi po reagohet ndaj saj është një çmenduri. Ata madje thonë se, shifrat e të vdekurve janë në përputhje me ato të një gripi stinor dhe, shkatërrimi i ekonomisë dhe paniku që po përhapet në popullsi, është një krim.

Por sidoqoftë, nuk po qendroj këtu, për t’ua lënë ekspertëve debatet epidemologjike. Le mjaftohemi duke i hedhur një sy shifrave që na trembin kaq fort!

A janë shifrat kaq të tmerrshme?

Italia ka qenë vendi që e ka vuajtur më shumë se të gjithë këtë situatë, madje në një ndryshim radikal me të tjerët, gjë që po çudit edhe studiuesit. Megjithatë, nëse vërehen shifrat, shohim se as vetë Italia nuk është në gjendjen apokaliptike për të cilën flitet. Të dhënat nga Instituti Italian i Statistikave tregojnë se gjatë tremujorit të parë të këtij viti, ka pasur në të gjithë Italinë rreth 20 mijë vdekje më pak sesa tremujorin e parë të vitit të kaluar. Pra, apokalipsi as ka mundur dot ta rrisë numrin e vdekjeve në këtë vend, jo më të shkaktojë një katastrofë siç flitet.

Sigurisht, këtu fillon saga e lojërave me shifra e cila e le topin e ping-pongut gjithmonë në ajër. Ata që mbrojnë legjitimitetin e panikut shoqëror, përpiqen të copëzojnë të dhënat, duke llogaritur vetëm zonat e nxehta të epidemisë dhe specifikisht vetëm muajin Mars. Sipas kësaj llogaritje, del se nurmi i të vdekurve në këto zona, gjatë këtij muaji është dyfishuar, në krahasim me Marsin e vitit të kaluar. Me këtë argument, hidhet poshtë edhe ideja që ky virus nuk është më i rrezikshëm se gripi stinor, i cili, vetëm tre vite më parë vrau 25 mijë Italianë, shifër shumë e lartë krahasuar me 14 mijë të vdekurit nga Covid 19.

Pra, duke qenë se në rang kombëtar, shifrat tregojnë se koronavirusi nuk i ka shtuar asgjë numrit të vdekjeve, i cili madje është ulur, në krahasim me vjet, ata e ngushtojnë zonën e krahasimit, aty koronavirusi ka përhapje më të madhe. Kjo në fakt është abuzive, sepse krahason gripet e mëparshme me një territor dhe hapësirë kohore të selektuar, në favor të virusit të tanishëm.

Natyrisht, viruset nuk kanë të njëjtën shtrirje gjeografike dhe hapësinore. Bie fjala, nëse gripi i vjetshëm apo ai i vitit 2017 mund të jetë përhapur më shumë në shkurt, ky është përhapur në mars, dikush mund të përhapet më shumë në jug, e dikush në veri. Krahasimi normal duhet bërë në rang kombëtar dhe në një shtrirje kohore deri në fund të stinës gripale.

Gjithsesi, edhe nëse marrim komunat ku është përqendruar Covid 19, gjatë tremujorit të parë të këtij viti kemi një rritje me rreth 20 përqind, në krahasim me një vit më parë. Pra, edhe nëse marrim llogaritjet e servirura nga kasandrat e koronavirusit, shifra nuk na thotë se kemi të bëjmë me një situatë apokaliptike. Nëse vërtetë kemi vënë alarmin, pse në zonën më të nxehtë në botë të këtij virusi, shifrat e vdekjeve janë rritur me 20 përqind (ndërkohë që në vende të tjera ato tregojnë nivele shumë më të ulta), duket se kemi të bëjmë me një ekzagjerim shumë të madh.

Por, çfarë bën pjesë tek ky 20 përqindësh? Mjekët thonë se shumica dërrmuese prej tyre janë të moshuar si dhe pacientë me sëmundje të tjera të rënda. Disa studiues britanikë thonë se rreth gjysma e viktimave nga kjo sëmundje, kanë qenë në atë gjendje shëndetësore sa nuk do ta kalonte dot vitin edhe pa Covid. Ndërkohë, shumica e mjekëve thonë se, gjithsesi 70-80 përqind e njerëzve do të invektohen, në mos tani patjetër ë vonë, çarë do të thotë se, ngja gjysma e mbetur, një përqindje e lartë do të përballej gjithsesi më pas, me të njëjtën situateë.

Pra, në fund të fundit, diferenca që na sjell izolimi fizik është një përqindje shumë e vogël nga 50 përqindëshi, i 20 përqindëshit që i shtohet numrit normal të vdekjeve në zonat më të prekura nga kjo epidemi. Pra, po shkatërrojë ekonominë, po shkaktojmë panik shoqëror masiv, po prodhojmë stres, paralizë të jetës dhe mungesë shërbimesh nëpër spitale për sëmdundje të tjera, për shkak të një kërcënimi që, në shifra, nuk na thotë asgjë të tmerrshme. Ajo që do të kemi kursyer nga e gjithë kjo, është vetëm një numër i mbetur nga kjo përqindje e përqindjes së përqindjes, të cilët kanë vdekur vetëm për shkak se nuk kanë siguruar dot oksigjen nëpër spitale, gjë për të cilën, në fakt nuk jepet asnjë shifër.

Çfarë duhej bërë?

Për të qenë i qartë deri në fund, po ripohojmë se askush nuk ka thënë që të mos merrn masa. Sigurisht, çdo jetë duhet mbrojtur, dhe për këtë nuk ka hezitim që duhet bërë gjithçka. Është e mundur që jetët të mbrohen pa shkatërruar ekonominë. Për të shpëtuar aq sa ç’është e mundur nga kjo përqindje përqindjesh, mjafton një izolim i moderuar, duke gjetur një ekuilibër midis distancimit fizik dhe mbrojtjes së ekonomisë. Nëse zbatojmë rregullat e vendosura nga OBSH-ja dhe kushtet e distancave midis njerëzve në punë e ambiente publike, do të mund të zvogëlojmë hinkën e fluksit të infektimit, duke i mbajtur spitalet larg prej mbipopullimit, ndërkohë që nuk e çojmë vendin në krizë ekonomike.

Kësaj mund ti shtoheshin edhe një sërë masash të tjera, si psh. testimet masive, hetimet e zinxhirit epidemiologjik, apo izolimet segmentare të shtresave me vulnerabël të popullsisë. Kjo do të kish bërë që gjithçka të kish kaluar pa një traumë të tillë dhe pa këtë kosto të tmerrshme për të gjithë shoqërinë. Por, në vend të kësaj, qeveria zgjodhi të luajë mediatikisht, duke ndezur sirenat e alarmit, për të prodhuar një perceptim lufte, frika prej së cilës e shtyn tej ndjeshmërinë ndaj nevojave ekonomike e sociale.

Me një gjuhë horrorifike, kryeministri po flet prej javësh për male me të vdekur, stiva arkivolesh, tmerre spitalore ku njerëzit nuk mbushen dot me ajër, për makina ushtarake që nuk iu gjejnë dot varr viktimave, shoqëruar me një arsenal të pasur termash nekrofilikë, me të vetmin synim, të terrorizojë turmat. Ai i përgjigjet çdo krize me të vetmin instrument që di të përdorë: Propagandën. Kjo është e vetmja mënyrë sesi kjo qeveri mund të menaxhojë situate të tilla.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit