1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Pilulat për humbjen e peshës, një industri miliona dollarëshe. A duhet ti përdorim ato?

Më të lexuarat

Duket si një ëndërr. Të bëjmë çfarë të duam dhe vetëm me anë të një pilule të arrijmë të kemi linja perfekte. Kjo është arsyeja pse pilulat për dobësim janë një industri miliarda dollarësh. Pyetja që natyrshëm na vjen: A funksionojnë ato? Po, por nuk janë shumë efektive.

Le të ndalemi pak këtu. Ka shumë pilula që çojnë në reduktim të peshës, por në kurriz të efekteve anësore.

Disa prej tyre janë:

Dehidratim
Celulit
Varje të lëkurës
Tharje të lëkurës
Çarje të lëkurës
Flokë të thata
Thonj dhe flokë të dobët

Interneti është plot me pretendime për pilula magjike që mund t’ju bëjnë më të hollë. Për fat të keq, e vetmja gjë që ato do të hollojnë është portofoli juaj. Ky interes i lartë ndonjëherë vjen pasi rruga e shkurtër që na siguron rezultate në peshë, është shumë më tërheqëse sesa ushtrimet që na stërmundojnë. Këto pilula kanë efekte anësore si pagjumësia dhe presioni i lartë i gjakut. Është gjithashtu e mundur që shumica të bëhen të varur nga pilulat edhe atëherë kur e kanë humbur peshën e tepërt.

Ndonjëherë varësia nga pilulat shkakton edhe:
Përgjumje
Lodhje
Depresion
Mos-vëmendje
Dëmtim të kujtesës
Aftësi psikomotorike të dëmtuara (dmth duke u bërë më i ngathët)
Letargji
Çrregullime të ekuilibrit
Anomali në ecje (p.sh. ecje si të jeni të dehur).

A keni me të vërtetë kaq guxim tani për ti përdorur pilulat vetëm e vetëm që të hiqni disa kile?

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit