Një nga dy pilotët e avionit të Germanwings, që u rrëzua në Alpet Franceze, kishte mbetur jashtë kabinës së drejtimit.
Sipas BBC, të dhënat e para nga regjistruesi i zërit në kabinë sugjerojnë se piloti bëri përpjekje të dëshpëruara për të hyrë në kabinë, duke tentuar të thyejë derën.
NY Times raporton se piloti i ra fillimisht derës, por kur kolegu i tij nuk u përgjigj, tentoi që ta thyente derën.
Gjithçka ndodhi pak përpara se avioni të niste rënien, e cila zgjati tetë minuta.
Një nga pilotët thuhet se kishte dhjetë vite eksperiencë në fluturim.
Ndërkohë hetimet po vazhdojnë.
Avioni kishte 150 persona në bord.