1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Pilotët e policisë së Kosovës do të trajnohen në Turqi

Më të lexuarat

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, priti sot ministrin e Punëve të Brendshme të Turqisë, Naim Sahin, i cili po kryeson delegacionin që po viziton Kosovën. Gjatë takimit ai shoqërohej edhe nga ambasadorja turke në Prishtinë, Songul Ozan.

Ministri Rexhepi rikujtoi me këtë rast kontributin politik dhe ekonomik të Turqisë gjatë dy dekadave për Kosovën, në veçanti të Policisë së Turqisë në trajnime të Policisë së Kosovës.

“Patëm një kërkesë specifike nga ana e jonë, që tash të na mundësojnë edhe trajnimin e pilotëve të ardhshëm të Policisë së Kosovës. Gjatë vizitës kthyese në Turqi, do të nënshkruajmë edhe marrëveshjen për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe do të iniciojmë edhe marrëveshjen për ripranim, që është me rëndësi të veçantë për Kosovën që të kemi një marrëveshje të tillë me Turqinë”, tha pas takimit z. Rexhepi.

Ministri i Brendshëm i Kosovës përmendi edhe aftësimin e kadetëve policorë në akademitë policore të Turqisë, të cilat janë të gatishme që edhe më tutje t’i ushtrojnë dhe të arrijnë nivelin universitar në Turqi. Republika e Turqia ka policinë ndër më profesionalet në Evropë dhe përvoja e tyre është e mirëseardhur për Kosovën.

Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Turqisë, Naim Sahin, përkujtoi trashëgiminë e përbashkët dhe marrëdhëniet shumë të rëndësishme kulturore dhe të aspekteve tjera. “Suksesi i Kosovës është sukses i Turqisë dhe kështu do të vazhdojmë të përkrahim zhvillimin e Kosovës”, u shpreh z. Sahin.

“Integriteti territorial dhe pavarësia e Kosovës është shumë e rëndësishme për Turqinë dhe edhe në të ardhmen do të japin përkrahjen në të gjitha fushat, veçanërisht në edukim, trajnim dhe kulturë. Ju e dini që në kuadër të sigurisë së brendshme të shtetit tuaj, ka një numër të rafinuar të specialistëve të policisë së Turqisë, që gjenden në detyrë me kënaqësi në Kosovë. Sa i përket trajnimeve të pilotëve, ne nuk e shohim si kërkesë, mirëpo e shohim si detyre të vendit tonë”,- tha ministri Sahin./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit