1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Pikënisjet themelore të ndërmarrësisë

Më të lexuarat

 

Fjala ndërmarrësi vjen nga fjala frenge “enterprendre” që do të thotë të ndërmarrësh diçka. Pronarët e bizneseve të vogla quhen edhe ndërmarrës.

Ndërmarrësia është një proces i krijimit të një gjëje që është ndryshe nga ajo që ekziston dhe që ka vlerë për dedikimin e kohës dhe të përpjekjeve, duke përfshirë rrezikun financiar, fizik dhe social për të realizuar një shpërblim financiar ose një kënaqësi personale.

Peter Drucker paraqitjen e filozofisë së ndërmarrësisë e quan si “ngjarjen me shpresëdhënëse” sepse ajo nxit ndryshimet e shpeshta, shfrytëzon shanset që të tjerët nuk i shohin, krijon diqka ndryshe dhe bën që nevoja për risi (inovacione) të jetë e përhershme.

N.H Broom dhe J.G. Longenecker, : “ Një sipërmarrës mund të përcaktohet si një njeri i cili merr përsipër riskun e zotërimit të biznesit dhe që menaxhon aktivisht veprimtarinë.” “

Përkufizime për ndërmarrsin

Ndërmarrësi, mund të përkufizohet si një njeri që organizon, drejton dhe merr përsipër rreziqet e një biznesi apo ndërmarrjeje. Ekspertë të ndryshëm shprehen se ndërmarrësi është një njeri që “krijon nga asgjëja një biznes të fuqishëm. “

Çka është ndërmarrja?

Ndërmarrja është organizatë e cila i vë në marrëdhënie përkatëse resurset disponabile për të prodhuar produkte dhe shërbime përkatëse Me nxitjen e ndërmarrësisë, me themelimin e subjekteve të vogla dhe të mesme ekonomike, si dhe me aplikimin e diturive bashkëkohore menaxheriale, krijohen parakushtet për zhvillimin e ekonomisë në përgjithësi me theks edhe në sektorin shëndetësor.

Ndërmarrësia sot konsiderohet si një filozofi dhe energji e rëndësishme zhvillimi dhe një nga burimet e forta të rritës ekonomike Ajo nxit vetë aktualizimin e burimeve njerëzore, të kapitalit njerëzor për zhvillim dhe e vë zhvillimin në vend kryesor brenda një shoqërie. “

Çfarë duhet të jetë një ndërmarrje?

– Ndërmarrja duhet të jetë efektive,

*Efektiviteti i brendshëm – aftësia përkatëse për të “bërë gjërat ashtu siç duhet “,

*Efektiviteti i jashtëm – aftësia përkatëse për të”bërë gjërat e duhura“

– Ndërmarrja duhet të jetë inovative, Aftësia që të zhvilloj produkte dhe shërbime të reja , si dhe metoda, teknologji dhe forma të reja të veprimtarisë për prodhimin e tyre .

– Ndërmarrja duhet të ketë legjitimitet

Ruajtja e besimit dhe mbështetjes së veprimtarisë, jo vetëm nga pronarët-titullarët, blerësit dhe bashkëvepruesit, por edhe nga të gjithë të interesuarit e tjerë. Karakteristikat personale të ndërmarrjes

Nisja e një veprimatarie të sukseshme, jo gjithmone kerkon te kesh pervoje ne udheheqje. Per te pasur sukses ne ngritjen dhe udheheqjen e nje biznesi ndermarresi mjafton te zoreroje disa cilesesi. Shume autore i klasifikojne cilesine e ndermarresite ne menyra te ndryshme.

Karakteristikat personale të ndërmarrsit

Zimmer dhe Scarborough e konsiderojnë ndërmarrësin si një person që krijon një biznes, duke u ballafaquar me rrezikun, duke synuar realizimin e fitimit dhe rritjen e biznesit, duke përfituar nga shancet dhe aftësia për të siguruar dhe menaxhuar resurset.

Disa nga këto cilësi do ishin si më poshtë:

  • Të marre mbi vete riskun
  • Të jetë specialist në një fushë (sektor) të caktuar
  • Të udhëhiqet nga objektivat
  • Të jetë i pavarur
  • Të dijë të veçojë idetë e mira
  • Te ketë rezistencë fizike
  • Te jetë i pari ……

Sipas Grupit ndërkombëtar të sistemeve të Admnistrimit jane përcaktuar dhjetë karakteristika kryesore personale të ndërmarrjes të cilat i veçojnë personat e sukseshëm nga ato jo të sukseshëm.

Këto karakterstika mund të grupohen në tre grupe të mëdha:

  • kompetenca për arritje,
  • kompetenca për planifikim dhe
  • kompetenca për pushtet, si në vijim:

Kompetenca per arritje:

  • Kerkim i mundesive
  • Vendosmeri
  • Zotim per arritje te kontrate apo plani
  • Kerkon cilesi dhe efikasitet
  • Rrezikon

Kompetenca planifikim:

  • 1. Percaktimi I objektivave
  • 2. Planifikim dhe vezhgim sistematik
  • 3. Kerkon informacion

Kompetenca per pushtet

  • 1. Bindje dhe shkembim informacioni
  • 2. Vetebesim “

Të mirat e ndërmarrjes

Mjaft ndërmarrës janë të bindur se ata përfitojnë më shumë nëse punojnë në bizneset e tyre se sa po të ishin të punësuar në kompanitë e mëdha. Mundesitë dhe përfitimet më kryesore që vijnë nga një ndërmarrje do të ishin:

  • Mundesite per te zoteruar pronen dhe per ta perdorur ate lirisht
  • Mundesia per te arritur potencialin e tyre te plote
  • Mundesia per te arritur dhe per ti perdorur plotesisht fitimet e arritura
  • Mundesite per te kontribuar per shoqerine dhe per te qenë i njohur

Mangësitë potenciale të ndërmarrjes

Megjithëse zotërimi i një biznesi ka shumë përfitime dhe siguron shumë mundësi, çdonjëri, duke parashikuar nisjen e një ndërmarrësie duhet të jetë i vetëdijshëm për mangësitë e tij potenciale:

  • Së pari, Pasiguria e së ardhmes
  • Së dyti, Rreziku i humbjes së kapitalit së investuar
  • Së treti, Orë të zgjatura dhe shumë punë
  • Së katërti, Niveli i ulët i jetesës deri sa të ngrihet biznesi në baza të shëndosha
  • Së pesti, Përgjegjësia e plotë.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit