5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

P&G përgatitet për ‘një botë pa reklama’

Më të lexuarat

Marketerët duhet “të fillojnë të mendojnë për një botë pa reklama”, sipas Marc Pritchard, kreu kryesor i markës në Procter & Gamble.

“Unë do të thosha se ditët e reklamimit siç i njohim sot numërohen dhe ne duhet të fillojmë të mendojmë për një botë pa reklama,” tha Pritchard për delegatët në CES 2019.

Rritja e ambienteve pa reklama – qofshin platforma që transmetojnë drejtpërdrejtë ose folës të aktivizuar me zë – së bashku me përdorimin e mjeteve të bllokimit të reklamave dhe qëndrimit larg nga mediat elektronike transmetuese, po kontribuojnë në këtë trend.

Njëra nga mënyrat se si kompanitë si P&G mund të angazhohen me konsumatorët është nëpërmjet produkteve dhe zgjidhjeve të zgjuara, si furçë dhëmbësh të mundësuar me internet nga Oral-B dhe platformë dixhitale Olay’s Skin Advisor, të cilat ofrojnë produkte bukurie të personalizuara për klientët.

Marrëdhëniet e drejtpërdrejta me konsumatorët në këtë mënyrë mund të “na mundësojë që të fillojmë të arrijmë vizionin që ne kemi qenë duke u përpjekur të krijojmë për një kohë të gjatë, që lëviz nga një marketing masiv në masë deri në ndërtimin e një marke në masë”, tha Pritchard.

“Dhe kur ju keni këto lloje të teknologjive të futura në produkte, ato në fakt i bëjnë më të rëndësishme për përvojën e ndërtimit të markës. Unë mendoj se kjo eventualisht mund të zëvendësojë reklamat siç i njohim ne sot.”

Nëse reklamimi tradicional është nën presion, Pritchard njoftoi se një uri për rritjen e shërbimeve dhe personalizimit do të shoqërohet nga një dëshirë e mëtejshme në mesin e konsumatorëve për të mësuar se çka përfaqëson një markë.

“Ne kemi një aspekt funksional të markës sonë dhe një aspekt emocional të markës sonë,” shpjegoi Pritchard – një komponent i përzierjes së marketingut që nuk duhet të neglizhohet.

Tregtari i reklamave më të madha në botë sugjeroi që një përqendrim i veçantë në eksperiencën e konsumatorit është thelbësor për mënyrën se si P&G do ta ndjekë këtë aspiratë.

“Ajo që ne mendojmë është çdo aspekt i përvojës së konsumatorit dhe duke u përpjekur për ta bërë atë më të mirë: produktin, paketën, komunikimin, dyqanin, internetin, përdorimin para dhe pas të produktit dhe se si të gjitha këto vijnë së bashku,” tha ai.

burimi: warc

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit