-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Pezullohet publikimi i “Charlie Hebdo”

Më të lexuarat

Revista satirike “Charlie Hebdo”, e cila humbi tetë prej gazetarëve dhe karikaturistëve të saj në sulmin e 7 janarit, do të ndërpresë për një afat të pacaktuar botimin.

Pas nxjerrjes së numrit të “të mbijetuarve” një javë pas sulmit terrorist, drejtuesit kanë vendosur të ndërpresin botimin pasi stafi nuk është gati të përfundojë punën as për numrat e planifikuar për botim në datat 4 dhe 11 shkurt.

Publicistja An Homel, tha se gazetarët dhe karikaturistët ishin të lodhur nga puna dhe ekzpozimi i madh ndaj mediave. Ajo bëri gjithashtu të ditur se nuk mund të jepte një datë të saktë për numrin e ardhshëm, por konfirmoi se kryeredaktori i ri Zherar Biard është zotuar që revista nuk do të mbyllet.

Vendimi gjithsesi duket i çuditshëm, nisur nga fakti që stafi i “Charlie Hebdo”, i cili punon momentalisht në zyrat e gazetës franceze “Liberation”, arriti të nxirrte në kohë numrin e ri të revistës një javë pas sulmeve.

Edhe pse zakonisht revista prodhonte vetëm 60 000 kopje, dhe shiteshin vetëm gjysma, numri i 14 janarit u botua në 7 milionë kopje dhe pati shitje rekord në të gjithë botën, pavarësisht protestave në disa vende për ribotimin e disa karikaturave me përmbajtje fetare./oranews/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit