2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Pezmatimi i fshikëzës mund të parandalohet me çajra

Më të lexuarat

Format e pezmatimit të fshikëzës mund të zbuten përmes disa çajrave bimorë dhe duke shtuar konsumin e lëngjeve. “Cistitis”, në popull i njohur si pezmatimi i fshikëzës, është infeksioni më i shpeshtë bakterial i traktit urinar.

Tek femrat shfaqet më shpesh se sa tek meshkujt, parimisht shkaku i ndërtimit specifik të trupit të femrës.
Gypi urinar tek femrat është fare i shkurtër, ndërsa hapja e tij gjendet shumë pranë asaj anale, prandaj bakteret shumë lehtë depërtojnë duke shkaktuar infeksion. Në më shumë se 90 për qind të rasteve shkas është “E-coli”.

– Për shkak të ndërrimit të shpeshtë të ambientit dhe temperaturave, nga ftohtë në të ngrohtë dhe anasjelltas, por edhe shkaku i veshjes joadekuate, e më të ekspozuara janë vajzat e reja, pezmatimet më shpesh shfaqen gjatë stinës së dimrit. Rëndësi të madhe ka fakti që shpina dhe stomaku të jenë të mbuluar dhe këmbët të mos qëndrojnë në lagështi. Harroni bluzat e shkurtra dhe çizmet e lehta, të cilat kurrsesi nuk ju mbrojnë nga të ftohtit.

Dhembjet shfaqen shumë shpejt
Të rrezikuara janë femrat që gjenden në periudhën produktive, por pezmatimi mund të merret edhe gjatë aktit seksual, por nga cistitisi nuk janë imune as vajzat e as gratë e moshuara. Gjasa më të mëdha për t’u prekur kanë ato femra që nuk konsumojnë sasi të duhur të lëngjeve, epo ashtu edhe lindja, ndërprerja e shtatzënisë dhe operacionet në pjesën e stomakut shtojnë rrezikun e pezmatimeve.
Sëmundja, sipas mjekëve shfaqet shpejt dhe manifestohet përmes:
* urinimi me dhembje
* zvogëlimi i sasisë së urinës
* nevoja për urinim të menjëhershëm.
Në rast se prekeni nga pezmatime më të rënda, mund të shfaqen edhe shenja gjaku.

Çajrat bimorë ndihmojnë më së shumti
– Terapia varet prej asaj se sa janë dhembjet e theksuara. Në rast se simptomat janë paksa më të buta, ato mund të shprehen me çajra bimorë kundër infeksioneve, duke konsumuar sasi të madhe të lëngjeve, së paku dy litra brenda ditës, si dhe me kujdes ndaj higjienës. Për çdo ndryshim duhet të informoni mjekun dhe të përdorni antibiotikë. Shërimi nuk duhet të ndërkrehet posa të ndihet përmirësimi, gjë që shumë pacientë bëjnë, por të merren ilaçet sipas përshkrimit të mjekut. Gjatë kohës së terapisë duhet të shmangni marrëdhëniet seksuale për të mos shtuar mundësitë e pezmatimit.

Çaj nga boronica e kuqe
Fruktoza nga boronica parandalon depërtimin e baktereve në murin e kanaleve urinare, si dhe qëndrimin e tyre urinë. Po ashtu, sekreton dhe stimulon urinën nga organizmi dhe në këtë mënyrë zvogëlon mundësinë e përhapjes së pezmatimeve. Në gjysmë litër ujë zieni 30 gramë fruta të thata të boronicës së kuqe. Shtoni një lugë mjaltë dhe tre herë brenda ditës konsumojeni nga një gotë pas ushqimit.

Çaj nga majdanozi
Çaji nga majdanozi ndihmon në largimin e lëngjeve tepricë nga trupi, që është zgjedhje e shkëlqyer në pastrimin organizmit. Ky çaj është treguar si shumë i efektshëm edhe në shërimin e pezmatimeve urinare. Rrënjët e majdanozit i vendosni në një enë me ujë të ngrohtë dhe i lini të qëndrojnë për dhjetë minuta. Konsumojeni derisa është i ngrohtë. Brenda ditës do duhet të konsumonit tri gota, dhe atë pas ushqimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit