13.3 C
Pristina
Friday, October 18, 2024

Peticion për dëbimin e gazetarit britanik nga SHBA-ja

Më të lexuarat

Dhjetëra-mijëra njerëz kanë nënshkruar një peticion, duke iu bërë thirrje autoriteteve amerikane që të dëbojnë gazetarin britanik, Piers Morgan, për shkak të kërkesave të tij për më shumë kontroll të armëve në Amerikë.

Peticioni është ngritur përmes ueb-faqes së Shtëpisë së Bardhë dhe nëse merr më shumë se 25,000 nënshkrime, thuhet se zyrtarët amerikanë janë të obliguar që të përgjigjen.

Raportet thonë se organizatorët e peticionit kanë mbledhur afro 50,000 nësnhkrime.

Që nga masakra e 14 dhjetorit në Konektikat, në të cilën janë vrarë 26 njerëz, në mesin e tyre 20 fëmijë, Morgan, në emisionin e tij në CNN, ka apeluar në mënyrë agresive për më shumë kufizime në shitjen e armëve në Amerikë.

Nënshkruesit e peticionit thonë se Morgani bën përpjekje të minojë Amendamentin e Dytë të Kushtetutës, i cili garanton të drejtën për të bartur armë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit