1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Peticion drejtuar Qeverisë së Kosovës që të pranoj refugjatë

Më të lexuarat

Një peticion si nismë e qytetarëve të Kosovës, që po shprëndahet në rrjetet sociale, del si akt human ani pse i vonuar nga qytetarët e Kosovës. Shpresojmë se edhe elitat intelektuale do të veprojnë në mënyrë pozitive kundrejt kësaj kauze.

Ja përshkrimi i peticionit:

Si taksapagues dhe qytetarë të Republikës së Kosovës bëjmë thirrje që Qeveria jonë të mblidhet urgjentisht dhe të krijoj një plan për pranimin e refugjatëve. Ky plan duhet të përfshijë matje se sa refugjatë mund të pranohen, qendra për informacion (pranimi, regjistrimi etj.) që do të shërbejnë si urë lidhëse mes refugjatëve dhe qytetarëve që shprehen vullnetarë për t’i strehuar/ndihmuar dhe hollësi të tjera rreth sigurisë dhe gatishmërisë të hartuara nga ekspertët.

Ndihma jonë mos të jetë vetëm lidhje emocionale për se ishim refugjatë jo më larg se 16 vjet më parë, por për shkak se jemi qenie njerëzore. Të tregojmë edhe njëherë mikpritjen dhe bujarinë tonë, edhe pse ne ende përballemi me probleme të shumta ekonomike e shoqërore. Ka shumë persona në Kosovë të cilët në shtëpitë e tyre kanë dhoma/shtretër të zbrazët e ushqim më tepër se që u duhet. Kultura dhe tradita jonë na ka mësuar të ndajmë gjithçka që kemi me ata në nevojë. Mos të qëndrojmë indiferent ndaj diskriminimit, mos-mëshirës, torturave, vdekjeve e urisë që refugjatët po përjetojnë!!!

Mos harroni: “Bota nuk do të shkatërrohet nga ata që bëjnë keq, por nga ata që i shikojnë ata dhe nuk bëjnë asgjë”, – Albert Einstein.

Linku i peticionit është ky: http://www.ipetitions.com/petition/thirrje-qeverise-se-kosoves-te-pranoj

Mos harroni, jepni të dhënat në anën e sipërme djathtas.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit