Fotoja e një peshkaqeni-balenë të ngordhur ka bërë xhiron e botës, duke çuditur njerëzit për shkak të madhësisë së tij.
Peshkaqeni ka ngordhur pasi ka dalë në breg dhe përmasat e tij kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e plazhistëve. Ngjarja ka ndodhur në Pandansimo të Indonezisë.
Peshku është i gjatë 13 metra. Shumë vetë e kanë parë atë nga afër, natyrisht pasi kishte ngordhur, dhe kanë bërë foto me të. /tch/kohaislame