1.6 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Pesë vendet me rezervat më të mëdha të arit në botë

Më të lexuarat

Për 5.000 vjet, ari ka dëshmuar statusin e tij si ruajtja e fundit e vlerës. Investitorët e sotëm nxitojnë për të blerë metalin e çmuar.

Po ju sjellim 5 vendet me rezervat më të mëdha të arit.

1-SHBA

Uashingtoni thuhet se mban rezervat më të mëdha të arit në botë prej 8,407 ton. Kjo përbën më shumë se 75 për qind të rezervave valutore kombëtare.

2-Gjermania

Banka Gjermane zotëron aktualisht 3,483 ton ar, e cila përbën më shumë se 70 për qind të rezervave valutore të Gjermanisë. Rregullatori ka tentuar të riatdhesojë rreth 674 tonë ari të mbajtur nga Banka e Francës dhe Banka Federale e Rezervave Amerikane. Riatdhesimi i arit të kombit pritet të përfundojë deri në vitin 2020.

3-Italia

Me 2.534 ton ari në arkën e saj, Italia zbriti në vendin e tretë. Shuma përbën rreth 70 për qind të rezervave valutore të vendit. Sipas politikës së ndjekur nga Banka e Italisë, ari është investimi më i sigurt në kohën e trazirave ekonomike dhe mbrojtje ndaj luhatshmërisë së dollarit amerikan.

4-Franca

Parisi thuhet se zotëron 2,518 ton metal të çmuar, i cili përbën rreth 60 për qind të të gjitha rezervave valutore të Francës. Politikania francez Marine Le Pen, ka kërkuar vazhdimisht rritjen e shitjes së arit të kombit, si dhe riatdhesimin e të gjitha shufrave të Francës që mbahen nga shtete të huaja.

5-Rusia

Banka Qendrore e Rusisë në gjashtë vitet e fundit ka bërë blerje të mëdha të arit. Në 2017, Rusia hoqi Kinën nga lista e 5 vendeve me rezervat më të mëdha të arit. Viten e kaluar Rusia u bë blerësi kryesor i arit në botë me blerje neto 651.5 ton metrikë. Në muajin shkurt Banka Qendrore Ruse rriti grumbullimin e metaleve të çmuara në 2.149 ton. /KP/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit