Edhe pse disa zakone mund të duken si produktive në pamje të parë, ju ndoshta nuk po e kuptoni se janë pikërisht ato të cilat po ndikojnë negativisht në ecurinë e biznesit tuaj.
Lexoni pesë shkaqe që dëmtojnë biznesin pa e kuptuar:
1. Mungesë balance jetë profesionale- jetë personale. Të punosh pa u shkëputur fare nga puna nuk do të thotë domosdoshmërish se do të jeni produktivë dhe efikase.
2. Orët shtesë nuk lidhen gjithmonë me rezultate të larta. Një situatë e tillë mund të shoqërohet me lodhje dhe mungesë produktiviteti, pra ju rezulton e kundërta e asaj që kishit menduar.
3. Të merreni me shumë gjëra njëkohësisht. Në vend të kësaj, do të bënit mirë që t’ia delegonit detyrat stafit tuaj, duke i ndarë ato në mënyrën më të mirë të mundshme.
4. T’i ndaloni stafit tuaj të punojnë nga shtëpia. Të punuarit nga shtëpia është një prej formave më të përdorura kohët e fundit nga kompani të ndryshme.
5. Nuk keni besim. Ju duhet të mësoni që t’i delegoni detyrat përkatëse stafit tuaj dhe të keni më shumë besim tek ata.