Koll i vazhdueshëm
Edhe përse kolli është ndër simptomat më të shpeshta të ftohtit dhe gripit, gjithashtu është edhe simptomë e kancerit në mushkëri, e veçanërisht nëse është i vazhdueshëm dhe nuk ndalon apo përmirësohet brenda dy jave.
Vështirësi në frymëmarrje
Vështirësitë në frymëmarrje tregojnë se mund të keni kancer në mushkëri sepse kanceri e zvogëlon rrjedhën e ajrit, apo shkakton akumulimin e fluideve rreth mushkërive.
Dhimbje në gjoks
Dhimbja në gjoks zakonisht shoqërohet nga kolli dhe dhimbja në shpinë.
Përveç kancerit në mushkëri, dhimbja në gjoks mund të paralajmëroj edhe për sëmundje tjera.
Humbje e pashpjegueshme e peshës
Humbja e madhe e peshës në një periudhë të shkurtër është simptomë serioze e ndonjë sëmundje, veçanërisht nëse shoqërohet nga ligështia dhe lodhja.
Sidoqoftë, humbja e pesë kilogramëve pa pasur ndonjë ndryshim në dietën tuaj është shenjë e hershme e kancerit.
Kjo ndodh si rezultat i ndryshimeve metabolike që shkaktohen nga nevojat e qelizave kanceroze, e të cilat kërkojnë shumë energji.
Dhimbje në eshtra
Kur kanceri përhapet në eshtra, personi fillon të përjetoj dhimbje në eshtra, veçanërisht në boshtin kurrizor, në eshtrat e mëdhenj të kofshëve, brinjë dhe shpatulla.