Ka shumë mjete për të luftuar stresin. Ka edhe ilaçe, por ato gjithmonë duhet të konsiderohen “mjeti i fundit”, vetëm për rastet e rënda, dhe gjithmonë duhet të rekomandohen nga një specialist. Por janë edhe disa pije të caktuara në fakt, që na e ulin dozën e stresit:
1.Një gotë qumësht.
Qumështi përmban një substancë të quajtur triptofanin, i cili kur tretet, kthehet në hormonin e mirëqenies dhe qetësisë, serotonin. Ndër të tjera, qumështi përmban edhe magnez, kalcium apo kaliumit, të gjitha substanca të dobishme, sepse ato mund të ulin presionin e gjakut, një situatë tipike kjo, për shkak të stresit.
2.Çokollatë e ngrohtë.
Ajo stimulon lirimin e dopaminës në tru dhe opioidsit, që nxisin ndjenjën e kënaqësisë. Dhe pastaj, një pije e nxehtë rrit temperaturën e trupit, një situatë kjo, e cila në mënyrë të pavetëdijshme, shton rehatinë dhe stimulon sistemin nervor që promovon relaksim.
3.Çaji i zi.
I përdorur në vend të kafesë, katër herë në ditë për gjashtë javë, ai zhduk hormonin e stresit. Këtë e ka treguar një studim i kryer nga Universiteti College i Londrës (Britani e Madhe).
4.Çaji Jeshil.
Eshtë një përzierje e theaninës, një substancë që rrit prodhimin e valëve alfa të trurit (nga të cilat shkaktohet relaksimi) dhe ul në të njëjtën kohë, emëtimin e valëve beta (që shoqërojnë tensionet emocionale) .
5.Ujë i ftohtë.
Menjëherë pas pirjes së ujit të freskët, ndiheni më mirë e kjo, pasi uji stimulon qarkullimin, ajri i jep trupit një rritje të energjisë dhe rrit prodhimin e endorfinës. Zgjidhje ideale për të hequr qafe stresin./noa/kohaislame