Në orët e vona të së enjtes në afërsi të liqenit të Hekuranës, në rrethin e fshatit Smillkovcë, vetëm pak kilometra nga kryeqyteti i Maqedonisë, Shkupi, janë gjetur trupat e 5 personave të vrarë.
Trupat e pajetë janë gjetur në afërsi të dy veturave.
Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes vetëm gëzhojat e plumbave. Sipas informacioneve të para nga policia bëhet fjalë për vrasje.
Me detaje rreth kësaj ngjarje policia do të dal gjatë ditës. /alsat-m/kohaislame