-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Pesë hapat që të bëjnë të famshëm në twiter

Më të lexuarat

 

 

Sipas disa statistikave mbi rrjetin social twiter, ti ofrojmë këshillat më të rëndësishme që të ndihmojnë të shtosh përhapjen tënde dhe të shtosh popullaritetin tënd mes përdoruesve të këtij rrjeti dhjetëfish.

1- Përdor foto me ngjyra.

Përdorimi i fotove gjatë cicërimeve është një mjet i shkëlqyeshëm, gjë që i ndihmon tu shfaqen cicërimet në mënyrë të vazhdueshme përdoruesve të këtij rrjeti. 18% shtohet numri i ndjekësve me publikimin e fotove, kurse 89% hyn në mesin e të favoritëzuarëve dhe 150% do të shtohet numri i ripërhapjes. Pra, fotot e pasurojnë cicërimin dhe e sqarojnë më mirë idenë. P.sh. fotoja më poshtë.

 

2- Shto grafikon ose shembull sqarues.

Grafikonet e përhapin një cicërim për 8% më shumë. Sipas një statistike cicërimet që pajisen me shembuj sqarues kanë korrë pëlqimin e më shumë se 30 mijë njerëzve dhe është shfletuar prej 600 personave. Kjo llogaritet fitore e madhe. Sepse njerëzit zakonisht parapëlqejnë shembujt sqarues, pasi që u mjaftojnë nga leximi i tërë tekstit edhe nëse teksti është i shkurtë. Nëse përhap linkun e një teksti me cicërimin tënd kujdesu që edhe shembulli të jetë i qartë, kurse linku i shkurtë, që të tërheq kureshtjen e njerëzve për të participuar në vend se të ripërhapin cicërimën.

 

3- Shto dozën e humorit

Njerëzit janë të varur pas humorit për të zbutur shtypjen e streseve dhe angazhimeve, sidomos me lajmet e rënda dhe pikëlluese, në këto ditë. Andaj një cicërimë me humor i fiton përafërsisht 233 ricicërime ose e shohin 38 mijë njerëz. Çka të themi, njerëzit i duan gjërat e çuditshme.

 

4- Cicërima të jetë e dobishme për miqtë.

Aq sa cicërimat tuaja janë të dobishme për miqtë aq shtohet numri i atyre që i përhapin, për të përfituar prej tyre edhe miqtë e tyre. Njerëzit e duan mësimin falas dhe e duan ta ofrojnë. Andaj natyrisht se informatat origjinale janë të dobishme në formë të pabesueshme.

 

5- Të jetë i vërtetë.

Njerëzit dëshirojnë të komunikojnë me persona të vërtetë e jo me persona formal ose kompani ose veprimtari tregtare. Aq sa më shumë e shpalos personalitetin tënd të vërtetë në cicërimet tuaja aq më shumë shtohet përqindja e participimit dhe ripërhapjes së cicërimës.

Natyrisht se sa më shumë përdorë prej këtyre elementeve do të shumëfishohet përhapja e cicërimeve tuaja në formë të pabesueshme.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit