-2.1 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Pesë biznese vendosen për nëntë vjet në zonën industriale të Suharekës

Më të lexuarat

Të premten kryetari i Suharekës Sali Asllanaj nënshkroi kontratë për dhënie në shfrytëzim të parcelave të tokës në Zonën Industriale me pesë pronarë të bizneseve suharekase.
 
Naser Gashi i cili merret që një kohë të gjatë me prodhimin e mobilieve, ndërsa nënshkroi njërën nga kontratat për shkak të mungesës së hapësirës nuk kishte mundur ta zgjerojë biznesin.
 
Atij me kontratë iu dha 1 hektar tokë, ndërsa ky biznesmen paralajmëroi ndërtimin e një fabrike dhe shtimin e numrit të punëtorëve.
 
“Momentalisht i kemi 36 punëtorë dhe me marrjen e vendit në Zonën Industriale, planifikojmë me i bë mbi 150 punëtorë. Kapacitete tona në të ardhmen janë mbi 200, mirëpo momentalisht me 10 000 m2 sa i kemi na në dispozicion janë 150 punëtorë,” shpalosi planet Gashi.
 
Edhe biznesmeni Bashkim Bajrami me 50 arët që mori mendon të ndërtojë një betonierë ku do të punojnë mbi 50 punëtorë.
 
Kryetari Sali Asllanaj tha se me nënshkrimin e këtyre kontratave komuna po ndihmon hapjen e vendeve të punës.
“Besoj që po bëjmë një hap të vogël në drejtim të zhvillimit ekonomik të komunës tonë, zbutjes së papunësisë dhe mendoj që është kënaqësi shumë e madhe për neve që të bëjmë hapa të tillë,” tha Asllanaj.raporton Kallxo.com
Bizneset përfituese të tokës komunale në Zonën Industriale janë zgjedhur nga Asambleja Komunale e Suharekës, ndërsa do të shfrytëzojnë parcelat e përcaktuara për nëntë vjet.
 
Kryetari Asllanaj mendon se kjo është rruga e duhur e kthimit të shpresës te ata që dëshirojnë ta lëshojnë vendinraporton kallxo.com.

“Mendoj që një pjesë e rinisë do të punësohen shumë shpejt në këto kompani të cilat sot e kanë marrë kontratën për investime në Zonën Industriale, por në të njëjtën kohë është edhe një element shprese, sepse kohëve të fundit po shpërngulen të rinjtë për shpresë,” parashikon kryetari i Suharekës.

Bizneset që nënshkruan kontratën do t’i paguajnë një qira vjetore Komunës së Suharekës në shumë simbolike nga 350 deri në 500 euro për shfrytëzimin e tokës ku do ta zhvillojnë veprimtarinë./kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit