0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Përvjetori i “Zanit të Naltë”, si muslimanët shqiptarë formësuan shtetin

Më të lexuarat

Presidenti Meta ka vlerësuar revistën “Zani i Naltë”, organi tradicional i Komunitetin Musliman Shqiptar që prej themelimit, në 95-vjetorin e tij.

“’Ne jemi një vend evropian, shkruhej në revistën ‘Zani i Naltë’, dhe si i tillë duhet të marrim nga qytetërimi perëndimor gjithçka është e mirë’. Kjo vlen edhe sot.

Regjimi ateist komunist e goditi dhe e ndaloi fenë! Shkatërroi xhami e kisha. Persekutoi klerikë dhe besimtarë, por nuk mundi të mposhtte besimin e shqiptarëve te Zoti”, u shpreh Meta gjatë një ceremonie përkujtimi e vlerësimi.

Më tej, kreu i shtetit vlerësoi rolin e muslimanëve shqiptarë në formësimin e shtetit.

“Përgjatë këtij rrugëtimi shqiptarët muslimanë kanë luajtur një rol vendimtar në të gjitha proceset shtet-formuese që ka kaluar vendi ynë duke përmendur në mëyrë të veçantë Lidhjen e Prizrenit, gjithë periudhën e Rilindjes Kombëtare, Kongresin e Manastirit, dhe madje ata kanë qenë ndër frymëzuesit kryesorë dhe mbështetësit e kryengritjeve të mëdha, të cilat sollën edhe Pavarësinë e vendit”, tha Meta. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit